Lajme

Presidenti turk prezanton, sipas tij, të vetmen zgjidhje për krizën në Palestinë

Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan, ka thënë se realizimi i një shteti palestinez të pavarur dhe të integruar gjeografikisht të bazuar në kufijtë e vitit 1967, me Jerusalemin (Lindor) si kryeqytet, nuk mund të vonohet më.

“Paqja e qëndrueshme në Lindjen e Mesme është e mundur vetëm përmes një zgjidhjeje përfundimtare të konfliktit palestinezo-izraelit”, u shpreh ai.

Sipas tij, në këtë drejtim, Turqia është e gatshme të bëjë pjesën e saj për të ndaluar konfliktin izraelito-palestinez dhe për të ulur tensionet që u përshkallëzuan të shtunën, teksa tha se çdo hap që do të përshkallëzojë tensionet në rajon, “do të çojë në më shumë gjakderdhje” dhe se “thellimi i problemeve duhet të shmanget”, raportojnë mediat turke, përcjell albinfo.ch.