Lajme

Turqia, e gatshme të ndihmojë në ndalimin e luftimeve mes Izraelit dhe Hamasit

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka deklaruar se Turqia është e gatshme të ndihmojë në ndalimin e konfliktit mes Izraelit dhe Hamasit.

“Ne jemi të vendosur të vazhdojmë të intensifikojmë përpjekjet diplomatike që kemi nisur për të rivendosur qetësinë… Ftojmë të gjithë aktorët që kanë një fjalë në rajon që të kontribuojnë sinqerisht për paqen”, ka thënë ai, shkruan CNN.

Erdogan, ndër të tjera, ka thënë se ndërsa vendi qëndron gjithmonë “në solidaritet me vëllezërit tanë palestinezë, por ne kemi theksuar se çdo hap që do të përshkallëzonte tensionet në rajon, do të shkaktonte më shumë gjakderdhje dhe do të thellonte problemet”, përcjell albinfo.ch.