Kosova
Zbulohet plani i vrasjeve masive që i mituri nga Kosova synonte t’i kryente në Pejë
Plane disamujore, biseda me disa persona jashtë Kosovës, emra të koduar, planifikim për vrasje të disa shokëve të klasës së tij në një shkollë në Pejë, janë disa prej çështjeve të cilat janë përmendur në dosjen e Prokurorisë Speciale, të cilën ka arritur ta sigurojë kallxo.com për kërkesën e paraburgimit ndaj të miturit.
16-vjeçari i arrestuar të shtunën po dyshohet për planifikim të veprave terroriste dhe veprave penale kundër rendit kushtetues.
I mituri, sipas Prokurorisë Speciale, planin e ekzekutimit pretendonte ta kryente në fund të këtij muaji. Dosja flet edhe për prova të cilat inkriminojnë të miturin e që janë mbledhur në rrjete sociale.
Gjithashtu përmenden biseda dhe nxitje nga persona të tjerë që jetojnë jashtë Kosovës.
Të gjitha këto janë zbuluar gjatë disa bisedave që i mituri dyshohet se ka kryer përmes rrjeteve sociale me disa persona të tjerë, e të cilëve ua kishte treguar planin.
Prokuroria ka në dorë dëshmi të rrjeteve sociale, të cilat dyshohet se i mituri i kishte postuar, siç janë armë, e më pas edhe një skicë me planin e kryerjes së vrasjeve, të cilën e kishte ndarë me tashmë persona të tjerë që dyshohet se e nxitën të njëjtin.
E-Diaspora
-
Pas Gjermanisë, Kurti takon mërgatën në Francë Pas Gjermanisë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, do të takojë mërgatën në Francë, përcjell albinfo.ch. Lajmi...
-
Ekspozitë e autorit Alan Chin me fotografi nga lufta e Kosovës
-
Shpërndahen tekstet mësimore në gjuhën shqipe për nxënësit e diasporës në Hamburg dhe Schleswig Holstein
-
Gjermania do ta zgjidhë problemin e regjistrimit të kosovarëve si shtetas të Serbisë
-
Frankfurt, hapet panairi i librit, i pranishëm edhe shteti i Kosovës
Jeta në Zvicër
-
Primet e sigurimeve shëndetësore janë rritur me 40 për qind në 10 vitet e fundit Primet e sigurimeve shëndetësore u rritën me 40 për qind në dekadën e kaluar—dhe edhe më...
-
Zvicra nuk i pranon të gjitha sanksionet e BE-së kundër Rusisë
-
Nestlé ul objektivin e rritjes mes kërkesës së dobët të konsumatorëve
-
Lucern: Ylfete Fanaj pret në takim ambasadorin Latifi
-
Bisedimet me BE-në po shkojnë mirë, por ka disa pika të jashtëzakonshme