Lajme

Izraeli shpall zyrtarisht gjendje lufte

Kabineti i sigurisë i Izraelit deklaroi zyrtarisht gjendje lufte.

Mediat izraelite, duke cituar zyrtarë të ekipeve të shpëtimit, thanë se numri i të vrarëve në Izrael ka arritur në të paktën 500 persona, përfshirë 44 ushtarë, transmeton voa përcjell albinfo.ch.

Zyrtarët në Gaza thanë se 313 palestinezë kanë humbur jetën në konflikt, ndërsa sipas versionit zyrtar izraelit, ushtria kishte vrarë 400 militantë dhe kishte kapur dhjetëra të tjerë.