Shqiperia
Ministria e Jashtme e Shqipërisë apel shqiptarëve: Mos udhëtoni në Izrael
Përmes një njoftimi publik, ministria e jadhtme e Shqipërise thotë se po ndjek me shqetësim situatën në Izrael dhe u bën thirrje të gjithë shqiptarëve që jetojnë dhe punojnë atje të jenë të vëmendshëm
Ministria njofton se aeroporti “Ben Gurion” është ende i hapur për të gjithë ata që duan të largohen.
“Ndërkohë janë vënë në dispozicion numra të posaçëm për të komunikuar në çdo rast nevoje me autoritetet shqiptare”, thuhet në njoftim.
Ministrja e Jashtme këshillon të gjithë qytetarët shqiptarë, të cilët kanë planifikuar udhëtime drejt Izraelit t’i anulojnë ato.
Njoftimi i plotë:
Të nderuar kolegë,
Nisur nga situata në Izrael ju bëj me dije se Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme që prej ditës së djeshme është në kontakt me të gjithë shtetasit shqiptarë që jetojnë (punojnë/studiojnë) atje. Në funksion të sigurisë së qytetarëve tanë lutem publikimim sa më parë të informacionit si më poshtë:
Njoftim i rëndësishëm*
‼️ Për shkak të situatës së jashtëzakonshme në Izrael, informojmë qytetarët shqiptarë si në vijim:
➡️ Aeroporti ndërkombëtar Ben Gurion ( https://www.iaa.gov.il/en/) është i hapur.
➡️ Qytetarët shqiptarë që kanë nevojë për informacion për largimin nga Izraeli të kontaktojnë në nr.whats app:
+972 54-904-2813 ose në adresën e emailit: [email protected]
➡️ Për arsye sigurie, këshillohet të mos ndërmerrni udhëtime drejt Izraelit, edhe nëse kishit planifikuar udhëtime drejt këtij shtetit.
❗Rregullat e sigurisë që duhet të ndjekin qytetarët gjatë lëvizjeve, i gjeni në linkun e Home Command
https://www.oref.org.il/en
Të tjera nga Shqiperia
E-Diaspora
-
“Tri Net Film Fest”, në kërkim të historisë përmes filmit shqiptar Të shtunën që shkoi përfundoi në Spreitenbach (AG) festivali i filmit "TriNetFilmFest", i cili këtë vit...
-
13 vjet burgim për shqiptarin që hyri për të vjedhur një shtëpi në Londër
-
Leutrim Aliji, pianisti virtuoz që bashkoi muzikën klasike me shpirtin shqiptar
-
Art Julius Aurel kandidon për parlamentin e Steiermark-ut
-
Rihapet pika shkollore në Rorschach të Zvicrës
Jeta në Zvicër
-
“Falë Granit Xhakës, unë jam dikushi”, thotë i riu i hendikepuar, Musa Musiqi 21-vjeçari nga Zvicra Lindore vuan nga paraliza cerebrale për shkak të një hemorragjie të trurit në...
-
Një në nëntë zviceranë investojnë në kriptovaluta
-
A janë të hapura vendet e punës në administratën publike në Zvicër për të huajt?
-
Një tren i ri nëpër hekurudhat e Zvicrës
-
Identifikohet rritje mallrash të paligjshme dhe potencialisht të rrezikshme