Lajme

Rritet numri i të vrarëve nga konflikti i palestinezëve dhe Izraelit

Ambasada e Izraelit në Turqi ka njoftuar se të paktën 300 izraelitë janë vrarë dhe dhjetëra janë kidnapuar në sulmin që ndodhi nga militantët palestinezë të shtunën.

Rreth 2000 persona po trajtohen në spitale në jug të Izraelit, 19 prej tyre në gjendje të rëndë.

Në total 313 palestinezë janë vrarë e afro 2000 janë lënduar në sulmet ajrore izraelite në Gaza, shkruan koha.net.

Ndërkohë autoritetet e Izraelit kanë bërë të ditur se janë vrarë edhe qindra palestinezë të armatosur që ishin futur në territorin izraelit dhe dhjetëra janë arrestuar.

Izraeli më herët tha se po merret me militantë në tetë lokacione dhe pretendon se ka vrarë mbi 400 militantë palestinezë në jug të Izraelit dhe në Rripin e Gazës dhe dhjetëra janë kapur, ka thënë zëdhënësi i Forcës Mbrojtëse të Izraelit, Daniel Hagari, për “Times of Israel”, përcjell albinfo.ch.