Lajme

14 të vdekur nga tërmeti në Afganistan

Të paktën 14 persona kanë vdekur dhe 78 janë lënduar si pasojë e një tërmeti me magnitudë 6.3 shkalle që ka goditur sot Afganistanin perëndimor.

Sipas raportimeve nga TheGuardian, parashikohet se numri i të vdekurve mund të rritet pas raportimeve për rrëshqitje të dheut dhe viktima të bllokuara nën ndërtesat e shembura.

Epiqendra e tërmetit ishte 40 kilometra në veri-perëndim të qytetit më të madh të rajonit, Heratit, dhe u pasua nga një pasgoditje me magnitudë 5.5, njoftoi Shërbimi Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, përcjell albinfo.ch.