Lajme

Zvicra dënon sulmet ndaj Izraelit, këshillon të mos udhëtohet

Zvicra ka dënuar sot sulmin nga Rripi palestinez i Gazës kundër Izraelit dhe u bëri thirrje zyrtarisht bashkëqytetarëve të saj që të mos udhëtojnë në shtetin hebre.

Linja ajrore zvicerane njoftoi se do të pezullojë fluturimet e saj drejt dhe nga Tel Aviv nga e shtuna në mbrëmje.

Departamenti Federal i Punëve të Jashtme, i cili dënoi “gjuajtjet me raketa dhe sulmet nga Gaza kundër Izraelit”, këshillon të mos udhëtoni në vendin e sulmuar, shkruan RTS, përcjell albinfo.ch.

“Deri në sqarimin e situatës, nuk rekomandohet të udhëtoni drejt Izraelit për udhëtime turistike dhe çdo udhëtim tjetër që nuk është i natyrës emergjente”, tregon FDFA në faqen e saj të internetit, teksa u paralajmërua se nuk mund të përjashtohet një përkeqësim i situatës së sigurisë.

Njerëzit që duhet të udhëtojnë në Izrael për arsye imperative duhet të informohen për situatën aktuale para dhe gjatë udhëtimit të tyre në media dhe përmes operatorëve turistikë.

Fluturimet midis Cyrihut dhe Tel Avivit vazhduan të funksionojnë në mesditën e së shtunës, tha Swiss. Por nga mbrëmja e së shtunës ato janë pezulluar deri në një njoftim të dytë.