Lajme

Kryeministri izraelit: Tashmë jemi në luftë dhe do të fitojmë

Netanyahu reagon pas sulmit masiv të Hamasit në Izrael

Në një video mesazh të publikuar në rrjetet sociale mediave sociale, ai tha se Hamasi do të “paguajë një çmim të cilin nuk e kanë paguar më parë”.

Ndërkohë, zëdhënësi i forcave të mbrojtjes së Izraelit (IDF), nënkoloneli Richard Hecht në një konferencë për shtyp ka deklaruar se militantët shfrytëzuan rrugët tokësore si detin e ajrin duke përdorur paragllajdët për të hyrë në shtetin e izraelit.

“Ne jemi në luftë, jo në një operacion, jo në raunde, por në luftë. Këtë mëngjes, Hamasi hapi një sulm të papritur vrastar kundër shtetit të Izraelit dhe qytetarëve të tij.  Unë mblodha krerët e sigurimit, kam udhëzuar fillimisht që të pastrohen fshatrat nga terroristët që u infiltruan. Kjo po ndodh tani. Përveç kësaj, urdhërova thirrjen e rezervistëve. Ndërkohë, u bëj thirrje të gjithë qytetarëve të Izraelit që t’u binden rreptësisht udhëzimeve të ushtrisë dhe udhëzimeve të komandës së brendshme. Ne jemi në një luftë dhe do ta fitojmë atë”, pohoi ai.

Hecht tha se luftimet në terren po zhvillohen në Kalimi Erez, Nahal Oz, Magen, Kibbutz Beeri, Baza e Ushtrisë Rehim, Baza e ushtrisë Ziikim dhe Kfar Azz.

Theksojmë se ushtria izraelite ka pohuar se do të mobilizojë mijëra rezervistë.

Ndryshe, izraelitët dhe palestinezët kanë konfirmuar se në radhët e të dyja palëve ka viktima ndër civilët.