Lajme
Shumica e zviceranëve në favor të uljes së tarifës së licencës për radio dhe TV, thotë sondazhi
Një iniciativë popullore, e cila synon të ulë tarifat e detyrueshme të licencës së radios dhe televizionit, ka fituar mbi 61% të qytetarëve zviceranë, zbuloi një sondazh sot.
Vetëm 36% e të anketuarve e refuzuan atë, ndërsa 3% nuk kishin asnjë mendim, sipas sondazhit të kryer nga grupi Tamedia dhe gazeta 20 Minutes në bashkëpunim me institutin LeeWas, përcjell albinfo.ch.
Ndarja ndërmjet gjinive dhe moshave nuk është shumë e theksuar, por përkatësitë e partive politike shfaqën pabarazi të mëdha.
Sondazhi u krye midis 19 dhe 20 shtator dhe anketoi 29,081 njerëz, teksa arzhi i gabimit është plus ose minus 1%.
Pas nismës “Pa tarifë licence” e refuzuar gjerësisht në vitin 2018 nga 71.6% e votuesve, nisma e re nga Partia Popullore Zvicerane, Unioni Zviceran i Arteve dhe Artizanatit dhe Radikalëve të rinj kërkon që tarifa e licencës të jetë reduktuar nga 335 CHF në 200 CHF në vit.
Nisma kërkon gjithashtu heqjen e tarifave të kompanive ndërsa data e votimit nuk është caktuar ende.
E-Diaspora
-
Osmani në Kanada takoi shqiptarë që janë rrëfime suksesi Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani gjatë qëndrimit në Halifax, Kanada, ka takuar shumë shqiptarë...
-
Arianit Besiri fiton zgjedhjet, nga marsi – kryetar bashkie në Gjermani
-
Konsullata e Republikës së Kosovës në Cyrih hap dyert për bashkatdhetarët
-
Urim Dakaj, edhe një mandat në Asamblenë e Neuhausenit
-
Klodina Guraziu e para shqiptare e zgjedhur në asamblenë e komunës Rebstein
Jeta në Zvicër
-
Cyrih, një nga qytetet më të stolisura në botë për festat e fundvitit Atmosfera festive sapo ka filluar në Cyrih...
-
“Time” ka renditur 5 të arritura zvicerane ndër risitë më të mira në botë këtë vit
-
Çfarë do të thotë ndalimi i mbulimit të fytyrës për turizmin?
-
Google feston 20-vjetorin në Zvicër
-
Pezullohet projekti i trenave të natës ndërmjet Cyrihut dhe Barcelonës