Lajme
Britania ‘në luftë’ me duhanpirësit
Kryeministri britanik Rishi Sunak ka propozuar rritjen e moshës së pirjes së duhanit me një vit, çdo vit, që do të thotë se një 14-vjeçari sot nuk do t’i shitet kurrë ligjërisht një cigare.
Sunak tha se duhen bërë më shumë perpjekje për të ndaluar adoleshentët të konsumojnë cigare.
“Ai tha në konferencën e Partisë Konservatore në Mançester se një 14-vjeçari sot nuk do t’i shitet kurrë ligjërisht një cigare”, sipas legjislacionit të ri.
“Nëse duam të bëjmë gjënë e duhur për fëmijët tanë, duhet të përpiqemi t’i ndalojmë adoleshentët të pinë cigare”, tha ai.
“Sepse pa një ndryshim të rëndësishëm mijëra fëmijë do të fillojnë të pinë duhan në vitet e ardhshme dhe si rezultat do t’u shkurtohet jeta”, tha Sunak.
Sunak tha gjithashtu se do të propozojë masa për të kufizuar disponueshmërinë e nikotinës te fëmijët.
“Duhet të veprojmë përpara se kjo të bëhet endemike, do të propozojë edhe masa për të kufizuar disponueshmërinë e nikotinës tek fëmijët tanë”, tha kryeministri Sunak.
“Si kryeministër, kam detyrimin të bëj atë që mendoj se është gjëja e duhur për vendin tonë në planin afatgjatë. Dhe si konservatorë, ne kurrë nuk e kemi shmangur këtë përgjegjësi”, shtoi ai.
E-Diaspora
-
Edi Rama sot takon diasporën në Londër Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, të dielën do të mbajë tubim me diasporën shqiptare në Londër....
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
Jeta në Zvicër
-
Banorët e Cyrihut duhet të ndajnë 45 franga për dritat e Krishtlindjeve Dritat e Krishtlindjeve të Cyrihut kushtojnë shumë para. Publiku tani po ndihmon me sponsorizimet për t’u...
-
Zvicër: Mbi 12,000 raportime për fyerje
-
Çfarë nisma të tjera votojnë kantonet dhe qytetet në Zvicër?
-
Zvicra voton për katër propozime kombëtare sot
-
Qeveria federale bën thirrje për kujdes: Rrugët janë të rrëshqitshme