Lajme
Autobusi ra nga ura në Venecia, shkon në 21 numri i viktimave, mes tyre dy fëmijë
Raportohet se të paktën 21 persona, përfshirë dy fëmijë, kanë vdekur pas rrëzimit të një autobusi nga ura afër qytetit të Venecias në Itali, përcjell albinfo.ch.
Thuhet se autobusi është përplasur mbrëmjen e së martës me një pengesë dhe më pas ka rënë në binarët e trenit në zonën Mestre, e cila lidhet me Venecian përmes një ure.
Në mesin e të vdekurve janë pesë ukrainas, një gjerman dhe shoferi italian, ka thënë kryetari i zonës Mestre, Michele Di Bari.
Kryetari i Vencias, Luigi Brugnaro, e ka përshkruar incidentin si “tragjedi të madhe”.
“Një skenë apokaliptike, nuk kam fjalë”, ka thënë ai në rrjetet sociale.
Autobusi besohet se është marrë me qira për t’i dërguar turistët në Venecia prej një kampi të afërt. Në disa raportime është thënë se autobusi ka funksionuar me gaz dhe kur ka rënë në kontakt me rrymën e binarëve të trenit, është përfshirë nga flakët.
Shkaku i saktë i përplasjes nuk dihet ende, dhe ekipet e shpëtimit janë duke punuar në vendin e ngjarjes. Të paktën 18 persona janë plagosur, pesë prej tyre seriozisht.
Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, ka thënë se është duke i vëzhguar nga afër zhvillimet dhe ka shprehur ngushëllime për viktimat.
E-Diaspora
-
Edi Rama sot takon diasporën në Londër Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, të dielën do të mbajë tubim me diasporën shqiptare në Londër....
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Mbi 12,000 raportime për fyerje Gjatë dhjetë vjetëve të fundit, raportet për fyerje në Zvicër janë rritur me 64 për qind....
-
Çfarë nisma të tjera votojnë kantonet dhe qytetet në Zvicër?
-
Zvicra voton për katër propozime kombëtare sot
-
Qeveria federale bën thirrje për kujdes: Rrugët janë të rrëshqitshme
-
Ndjekjet penale dhe falimentimi: Rritje e rrezikut për të vetëpunësuarit nga viti 2025