Kosova

Kuvendi i Shqipërisë mban një minutë heshtje për heroin Afrim Bunjaku

Punimet e Kuvendit të Shqipërisë sot kanë nisur me një minutë heshtje.

Deputetët shqiptarë kanë nderuar jetën dhe veprën e policit të Kosovës të rënë në detyrë, Afrim Bunjaku.

I ndjeri Bunjaku, i cili ra më 24 shtator në krye të detyrës nga një sulm terrorist në veri të Kosovës, tashmë është shpallur hero i Kosovës.