Lajme
Edhe një shtet vendos ndalimin e telefonave në shkollë
Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar planifikon të ndalojë telefonat celularë në shkollat anembanë Anglisë. Sekretarja e Arsimit, Gillian Keegan, pritet të shpallë ndalimin më vonë të hënën gjatë konferencës vjetore të Partisë Konservatore në Manchester.
Mësohet se udhëzimi i ri do t’u jepet shkollave në gjithë Anglinë, duke kërkuar që ato të marrin masa për shkeljet e ndalimit të telefonave inteligjentë gjatë mësimeve dhe pushimeve.
“Gilian beson se telefonat celularë paraqesin një sfidë serioze përsa i përket shpërqendrimit, sjelljes përçarëse dhe ngacmimit. Është një nga çështjet më të mëdha me të cilat fëmijët dhe mësuesit duhet të përballen”, citohet të ketë thënë burimi i paidentifikuar nga Daily Mail.
Ky ndalim i telefonave celularë është bërë tashmë në disa shkolla, ku nxënësve u kërkohet të dorëzojnë telefonat e tyre çdo mëngjes, por shumë të tjerë ende e lejojnë përdorimin e tyre, veçanërisht gjatë pushimeve.
E-Diaspora
-
Edi Rama sot takon diasporën në Londër Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, të dielën do të mbajë tubim me diasporën shqiptare në Londër....
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Mbi 12,000 raportime për fyerje Gjatë dhjetë vjetëve të fundit, raportet për fyerje në Zvicër janë rritur me 64 për qind....
-
Çfarë nisma të tjera votojnë kantonet dhe qytetet në Zvicër?
-
Zvicra voton për katër propozime kombëtare sot
-
Qeveria federale bën thirrje për kujdes: Rrugët janë të rrëshqitshme
-
Ndjekjet penale dhe falimentimi: Rritje e rrezikut për të vetëpunësuarit nga viti 2025