Lajme

Gjyqi zviceran shfajëson njeriun që pranoi rrëmbimin e politikanëve në Bjellorusi

Ish-ushtari i forcave speciale, Yury Garavsky kishte rrëfyer se ishte pjesë e një skuadre goditëse në Bjellorusi që i zhdukën me forcë anëtarët e shquar të opozitës së vendit.

Në gjyqin në Zvicër javën e kaluar, ai dha një rrëfim të detajuar të rrëmbimit dhe vrasjes së tre burrave në vitin 1999, megjithëse ai mohoi të ishte ekzekutuesi, shkruan BBC.

Të enjten ai u shpall i pafajshëm dhe në një vendim të befasishëm, gjykatësi tha se deklaratat e ndryshme të bjellorusit ishin “të ngatërruar në kontradikta”, përcjell albinfo.ch.

Gjykatësi njohu bashkëpunimin e autoriteteve bjelloruse në zhdukjet, por ai nuk u bind “përtej dyshimit të arsyeshëm” për përfshirjen e vetë ish-ushtarit.

Ish-anëtari i skuadrës së goditjes nga Bjellorusia u shpall i pafajshëm.