Kosova

Presidentja e Kosovës dënon sulmin në Turqi

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka reaguar pas sulmit terrorist në Ankara të Turqisë, ku pas intervenimit të autoriteteve të sigurisë humbën jetën dy sulmuesit.

“Solidariteti ynë i plotë për Presidentin Recep Tayyip Erdogan dhe popullin rezistent të Turqisë pas sulmit frikacak terrorist të sotëm në Ankara. Shpresojmë në shërim të shpejtë të policëve të plagosur”, ka shkruar Osmani në rrjetin social “X”.