Lajme
Zvicra mund t’i japë fund vizave speciale për refugjatët ukrainas
Ukrainasit që kanë ikur në Zvicër pasi filloi pushtimi rus në muajin shkurt të vitit 2022, morën vizën e përkohshme, “S leje”, e ardhmja e së cilës tani është në pikëpyetje.
E zbatuar më 12 mars 2022, vetëm disa ditë pasi vala e parë e ukrainasve filloi të mbërrinte në Zvicër, leja speciale S kishte për qëllim “të jepte mbrojtje për njerëzit që kanë ikur nga Ukraina sa më shpejt dhe në mënyrë sa më joburokratike të jetë e mundur”, ka deklaruar për media Këshilli Federal, shkruan TheLocal.
Leja u mundësonte ukrainasve të punonin në Zvicër, përveç përfitimeve të tjera që merrnin nga qeveria, duke përfshirë kujdesin shëndetësor falas, kurset e gjuhës dhe shtesat për strehim.
Megjithatë sipas deklaratës, “Leja S nuk ishte krijuar kurrë për të lejuar një qëndrim afatgjatë në Zvicër. Ajo garanton mbrojtje vetëm për sa kohë që përfituesit janë të ekspozuar ndaj rrezikut serioz të përgjithshëm në vendin e tyre”, përcjell albinfo.ch.
Edhe pse Këshilli Federal pranoi se është “e pamundur të parashikohet se kur do të përfundojë lufta në Ukrainë dhe kur refugjatët do të mund të kthehen në vendin e tyre pa rrezik”, Departamenti Federal i Drejtësisë dhe Policisë kishte udhëzuar Sekretariatin e Shtetit për Migracionin për të “parashikuar dhe përcaktuar, me kantonet, nën çfarë kushtesh ligjore, organizative dhe procedurale mund të konsiderohet heqja e statusit S”.
Si rezultat, agjencia federale përgjegjëse për mbi 70,000 njerëz nga Ukraina aktualisht në vend, ka zhvilluar një plan provizor për heqjen e statusit S.
Përveç masave operacionale, plani përfshin rekomandime për afatet e nisjes, përjashtimet dhe modalitetet e ndihmës financiare për ata që kthehen në Ukrainë.
Data e saktë se kur mund të zbatohet kjo masë nuk dihet ende, por Këshilli Federal tha se do të respektonte vendimin e tij të marrë në nëntor 2022 për të mos hequr statusin S deri në mars të vitit 2024 dhe vetëm nëse situata në Ukrainë “stabilizohet në mënyrë të qëndrueshme”.
E-Diaspora
-
Edi Rama sot takon diasporën në Londër Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, të dielën do të mbajë tubim me diasporën shqiptare në Londër....
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
Jeta në Zvicër
-
Banorët e Cyrihut duhet të ndajnë 45 franga për dritat e Krishtlindjeve Dritat e Krishtlindjeve të Cyrihut kushtojnë shumë para. Publiku tani po ndihmon me sponsorizimet për t’u...
-
Zvicër: Mbi 12,000 raportime për fyerje
-
Çfarë nisma të tjera votojnë kantonet dhe qytetet në Zvicër?
-
Zvicra voton për katër propozime kombëtare sot
-
Qeveria federale bën thirrje për kujdes: Rrugët janë të rrëshqitshme