Integrimi

Mbërrijnë zarfet me fletëvotime, si të votoni në zgjedhjet e tetorit në Zvicër?

Më 22 tetor qytetarët zviceranë do të zgjedhin një parlament të ri. Në këto zgjedhje kandidojnë edhe dhjetëra politikanë shqiptarozviceranë.

Çdo katër vjet zgjidhen këshilltarët e Parlamentit Nacional dhe ata të Senatit (Dhomës së Kantoneve). Në këtë fundit përfaqësohen kantonet ndërsa Parlamenti Nacional është zëri i popullit.

Mënyrat e votimit dallon prej kantoni në kanton. Në Kantonin Schafhaussen, qytetarët janë të obliguar të votojnë (mosvotimi dënohet me të holla!) ndërsa në kantonet tjera votimi është vullnetar.

Tashmë kanë mbërritur zarfet me fletëvotime në postën tuaj. Materiali zgjedhor të gjithë atyre që posedojnë të drejtën për të votuar u dërgohet rreth 3 javë para ditës së zgjedhjeve.

(KEYSTONE/Alessandro Della Bella)

Si të votohet me postë:

Hapeni zarfin zyrtar

Shkëputni njërën listë të partive politike për parlamentarë nacional. E rëndësishme : Duhet të përdoret vetëm një listë e vetme.
Shkëputni fletëvotimin e njërës parti për senat (Ständerat) Ose shkruani emrat e kandidatëve në fletvotimin bosh.
Vendoseni fletëvotimin për senat (Ständerat) dhe listën e deputetëve nacional (Nationalrat) në zarfin anonim të votimit. Nënshkruajeni kartën e votimit. Vendoseni zarfin e votimit dhe kartën e votimit në zarfin zyrtar. Dërgojeni mbrapa zarfin zyrtar me postë më së voni deri më 18 tetor në komunën tuaj të banimit ose dërgojeni drejtpërdrejt në kutinë postare të komunës tuaj të banimit më së voni deri 21 tetor, një ditë para zgjedhjeve.

Të gjitha informatat për zgjedhjet i gjeni këtu : https://www.ch.ch/de/wahlen2023/organisation-der-wahlen/das-informationsangebot-der-behorden

Ata që duan të mësojnë më me saktësi për mënyren e votimit mund të informohen në njërën nga tri gjuhët zyrtare të vendit: