Kriza në Ukrainë

NATO mbështetje prej 2.4 miliardë euro për Ukrainën

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka njoftuar se NATO ka nënshkruar kontratë kornizë për 2.4 miliardë euro për municione kyçe për Ukrainën.

Pas takimit me presidentin e Ukrainës, Volodymys Zelensky, në një konferencë për media ka thënë se 1 miliardë euro nga 2.4 miliardë euro janë “porosi të konfirmuara”, sipas mediave ndërkombëtare, përcjell albinfo.ch.

Sipas njoftimit, Stoltenberg përsëriti mbështetjen e NATO-s për Ukrainën, e cila ka shprehur dëshirën për t’u bashkuar me aleancën dhe tha se “E ardhmja e Ukrainës është në NATO”.

Stoltenberg ka thënë se lufta në Ukrainë duhet të përfundojë me fitoren e Kievit.