Lajme

Dy shqiptarë futën kontrabandë në Tirol 1.5 tonë ushqime dhe shpendë

Dogana austriake gjeti 1.5 ton ushqime: mjaltë, vezë, zogj, mish

Raportohet se dy shqiptarë futën kontrabandë në Tirol të Austrisë me 1.5 tonë ushqime dhe shpendë. Thuhet se furgoni u kap nga doganierët gjatë një kontrolli, përcjell albinfo.at.

Një operacion në shkallë të gjerë kontrabande u zbulua kohët e fundit në një stacion pushimi në autostradën Inntal (A12) në Tirol.

Dy shqiptarë kontrabanduan gjithsej 1.5 tonë ushqime në një furgon – duke përfshirë 654 kilogramë mish viçi dhe qengji dhe 885 kilogramë perime, kryesisht domate, speca dhe tranguj.

Gjithashtu janë zbuluar 520 cigare, 52 litra alkool dhe madje pesë pëllumba të gjallë, njoftoi të mërkurën Ministria e Financave, transmeton tutje albinfo.at.

Aty kishte edhe 69 litra mjaltë dhe katër kilogramë vezë. Të gjitha mallrat nuk u raportuan siç duhet gjatë hyrjes, tha ai.

Pëllumbat u shfaqën nën një numër valixhesh dhe kutish kur doganierët nga kontrolli celular në aeroportin e Insbrukut po zbraznin bagazhin e furgonit. Pëllumbat ishin të paketuar-izoluar në një kuti bananeje pa ushqim dhe ujë. /Albinfo.at