Lajme
Paralajmërohet rrezik nga thatësirat në pyjet e Amazonës
Ambientalistët paralajmërojnë se pylli tropikal i Amazonës në Brazil po përballet me një thatësirë të madhe që mund të prekë rreth 500 mijë njerëz deri në fund të vitit.
Shumë prej tyre tashmë po luftojnë për të hyrë në furnizimet thelbësore si ushqimi dhe uji. Mjeti kryesor i transportit në rajon janë rrugët ujore dhe nivelet e lumenjve janë historikisht të ulëta, shkruajnë mediat e huaja.
Thatësirat ndikojnë gjithashtu në peshkimin, i cili është një mjet jetese për shumë komunitete buzë lumenjve. Shteti i Amazonës shpalli një emergjencë mjedisore dy javë më parë në përgjigje të thatësirës së zgjatur dhe nisi një plan reagimi me vlerë 20 milionë dollarë, transmeton cnn përcjell albinfo.ch.
Agjencia shtetërore e mbrojtjes civile tha në një deklaratë se autoritetet do të shpërndajnë gjithashtu ushqime dhe furnizime me ujë, si dhe komplete të higjienës personale.
E-Diaspora
-
Edi Rama sot takon diasporën në Londër Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, të dielën do të mbajë tubim me diasporën shqiptare në Londër....
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
Jeta në Zvicër
-
Banorët e Cyrihut duhet të ndajnë 45 franga për dritat e Krishtlindjeve Dritat e Krishtlindjeve të Cyrihut kushtojnë shumë para. Publiku tani po ndihmon me sponsorizimet për t’u...
-
Zvicër: Mbi 12,000 raportime për fyerje
-
Çfarë nisma të tjera votojnë kantonet dhe qytetet në Zvicër?
-
Zvicra voton për katër propozime kombëtare sot
-
Qeveria federale bën thirrje për kujdes: Rrugët janë të rrëshqitshme