Lajme
Gjermania dhe Franca me propozime jozyrtare për reformën e Bashkimit Evropian
Gjermania dhe Franca këtë javë kanë paraqitur propozime për reformimin e Bashkimin Evropian, për ta përgatitur atë për anëtarë të rinj.
DË ka njoftuar se raporti i ekspertëve nuk përfaqëson qëndrime zyrtare të miratuara për reformimin e Bashkimit Evropian, por fakti që ekspertët kanë punuar nën mbikqyrjen e ministrive të Jashtme gjermane dhe franceze e bën atë një raport të rëndësishëm, përcjell albinfo.ch.
Për këtë dokument, që nga fillimi i vitit kanë punuar 12 ekspertë ndërkombëtarë institucionesh kërkimore.
Në situatën e re gjeopolitike botërore nuk kanë munguar as më parë idetë për mënyrën dhe ritmet e zgjerimit të BE, por këtë herë bëhet fjalë për një iniciativë të përbashkët të fuqive kryesore të BE-së, Gjermanisë dhe Francës për të orientuar debatin për reformimin e Bashkimit Evropian.
Sekretarja e shtetit në ministrinë e Jashtme gjermane, Anna Lührmann me rastin e publikimit të raportit është shprehur se “është e qartë se zgjerimi i BE-së është interesin e ne të gjithëve, dhe kjo është arsyeja pse duhet të fillojmë të bëjmë gjithçka që mundemi tani për të siguruar që ne si BE të jemi gati për këtë zgjerim”.
Sipas ekspertëve, deri në vitin 2030, Bashkimi Evropian duhet të jetë i gatshëm për zgjerimin “dhe kandidatët për anëtarësim duhet të synojnë të përmbushin kriteret e anëtarësimit në BE deri në këtë datë më të hershme të hyrjes”.
Gjendja e cila po konsiderohet si urgjencë në hapat për zgjerimin e Bashkimit Evropian është theksuar pas hapave prapa në demokraci, në shumë shtete të Ballkanit Perëndimor, kandidate për anëtarësim, fakt që i bën këto shtete më të prirura për të pranuar oferta nga vende si Kina dhe Rusia.
Sipas dokumentit, Bashkimi Evropian, duhet të evoluojë jo vetëm duke u zgjeruar, por edhe duke u thelluar. Dokumenti propozon ndër të tjera kalimin nga marrja e vendimeve njëzëri në marrjen e vendimeve me shumicë të kualifikuar në BE. Marrja e vendimeve njëzëri në BE aktualisht shfrytëzohet për presion dhe bllokime të BE, ndaj synohet të shmanget.
E-Diaspora
-
Edi Rama sot takon diasporën në Londër Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, të dielën do të mbajë tubim me diasporën shqiptare në Londër....
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Mbi 12,000 raportime për fyerje Gjatë dhjetë vjetëve të fundit, raportet për fyerje në Zvicër janë rritur me 64 për qind....
-
Çfarë nisma të tjera votojnë kantonet dhe qytetet në Zvicër?
-
Zvicra voton për katër propozime kombëtare sot
-
Qeveria federale bën thirrje për kujdes: Rrugët janë të rrëshqitshme
-
Ndjekjet penale dhe falimentimi: Rritje e rrezikut për të vetëpunësuarit nga viti 2025