Ukraina

Kryeministri polak – Zelenskyt: Kurrë më mos e ofendo popullin polak

Kryeministri i Polonisë, Mateusz Morawiecki gjatë një takimi elektoral, i është drejtuar presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky duke i thënë se do të ketë pasoja nëse do të vazhdojë me komente “fyese” ndaj polakëve.

“Dua t’i them presidentit Zelensky që të mos ofendojë më kurrë polakët, siç bëri kohët e fundit gjatë fjalimit në OKB”, tha ai, raporton skynews.

Deklarata e tij vjen pasi Morawiecki polak ishte përpjekur të lehtësonte tensionet midis dyja kombeve në mosmarrëveshjen e vazhdueshme mbi importet e grurit ukrainas.

Fjalimi i Zelenskyt në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në New York i tensionoi më tej këto marrëdhënie, pasi ai tregoi përpjekjet e Kievit që të mbajë hapur rrugët tokësore për eksportimin e grurit në mes të një bllokade ruse të Detit të Zi.

Në fjalim, ai kritikoi siç e quajti “teatrin politik” që rrethon importet e grurit, duke ndihmuar pa dashje agjendën e Moskës, përcjell albinfo.ch.