Lajme
Gjermania, gati për tri ditë pushim në javë
Gjermania është gati për javën e punës me 4 ditë, paga mbetet e pandryshuar
Tashmë është gati një plan për një javë pune katërditore, pa ulje rroge, i cili do të zbatohet si pjesë e një programi të madh eksperimental të reformës së punës në Gjermani, me kompanitë e interesuara të ftuara të paraqesin aplikime për të marrë pjesë nga e enjtja, përcjell albinfo.ch.
Thuhet se plani u propozua nga një konsulencë biznesi gjermane, e cila njoftoi dje se kishte bindur tashmë 50 biznese për t’iu bashkuar. Kompanitë pjesëmarrëse do të ftohen të testojnë punën katërditore për gjashtë muaj. Sipas konsulencës Intraprenor, e cila frymëzoi projektin, kompanitë do të jenë në gjendje të konsultohen me ekspertë, të mësojnë metoda të reja të menaxhimit të burimeve njerëzore dhe të shkëmbejnë pikëpamjet me punëdhënësit e tjerë pjesëmarrës gjatë periudhës pilot. Projekti do të mbikëqyret shkencërisht nga Universiteti i Münster-it, i cili do të publikojë gjetjet e tij në kohën e duhur.
Konsulenca gjermane bashkëpunoi me organizatën joqeveritare 4 Day Week Global, e cila e ka prezantuar skemën në një formë të ngjashme në vende të tjera. Në një eksperiment të ngjashëm të përfunduar në Britani, shumë biznese u shfaqën të gatshme të zbatonin javën katërditore përgjithmonë.
Programi pilot parashikon një ulje të kohës së punës, pa ulje shoqëruese të pagave dhe me ruajtjen e të njëjtave objektiva produktiviteti si në javën pesëditore. Modele të tjera rekomandojnë ulje rroge në përpjesëtim me orët e reja. Disa biznese të vogla po eksperimentojnë me një model inovativ, në të cilin punëtori prodhon pak më shumë në katër ditët e para të javës, me orët shtesë të “kompensuara” me orë të reduktuara në ditën e pestë të punës.
Megjithatë, versioni i parë, pra më pak orë me të njëjtën pagë, është ai që diskutohet më shumë në Gjermani. Ky model i veçantë është ajo që sindikata e fuqishme e punëtorëve të metaleve IG Metall po kërkon nga industria në negociatat e saj. Përkrahësit e punës katërditore argumentojnë se punëtorët që vijnë në katër ditë në javë janë më të fokusuar dhe më të motivuar për të përmbushur detyrimet e tyre të punës dhe qëllimet e prodhimit, edhe me më pak kohë në dorë.
Një studim i fundit i Fondacionit Hans Beckler, në bashkëpunim me sindikatat e vendit, arrin në përfundimin se java katërditore e punës është e popullarizuar në mesin e punëtorëve, veçanërisht nëse nuk shoqërohet me ulje të pagave. Sondazhi i fondacionit tregoi se 73% e të anketuarve do të donin të punonin katër ditë në javë. 8% do të ishin të përgatitur për të ulur pagën për të punuar katër ditë, ndërsa 17% e refuzojnë ofertën, sepse, siç thonë ata, “e duan punën e tyre”.
Shumica e të anketuarve ia atribuuan mbështetjen entuziaste javës katërditore, rritjes së kohës së lirë që do të kishin për veten dhe familjet e tyre.
Pas eksperimentit britanik, 56 nga 61 punëdhënësit pjesëmarrës treguan se dëshironin të zbatonin javën e punës katërditore përgjithmonë. Gjatë studimit në Britani, pushimi mjekësor u ul me 65% dhe qarkullimi i stafit u ul me 57%. Nisma britanike përfshinte kompani nga sektorët financiarë, teknologjikë, të ndërtimit, të kujdesit shëndetësor dhe të shërbimeve.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Vlerësim i lartë për kompaninë „Halili + Partner“ të inxhinierit Besnik Halili Ambasadori i Republikës së Maqedonisë së Veriut në Zvicër, Rexhep Demiri ka vizituar dhe vlerësuar lartë...
-
Rrugës për në Kosovë, mërgimtarët presin mbi 15 orë në kufirin Kroaci-Serbi
-
Iu dha lamtumira e fundit aktorit Adem Muji
-
Jurgen Uldedaj mund në vetëm 2 raunde rivalin, është i 15-ti në renditjen e 4 federatave të boksit
-
Dënohet shqiptari, pjesë e mashtrimeve prej 1.8 milionë frangash, me Call Center
Jeta në Zvicër
-
Rritja e taksave turistike e planifikuar për Crans-Montana nxit zemërimin e pronarëve Resorti Valais i Crans-Montana planifikon të rrisë taksat turistike nga 3 në 5 franga për natë...
-
Policia ndalon trafikun në tunelin Gotthard për shkak të borës
-
Bora pengon qarkullimin rrugor në Alpe
-
Çmimet e ndërtimit janë ende në rritje, por jo në Ticino
-
A janë zviceranët dorështrënguar?