Lajme

Gjermania mban epitetin e shtetit evropian me pasaportën më të fuqishme

Gjermania është shteti i parë me pasaportën më të fuqishme në Evropë

Këtë vit, Gjermania është ngritur në vend të parë me pasaportën më të fuqishme në Evropë dhe e dyta me pasaportën më të fuqishme në gjithë botën, shkruan albinfo.ch.

Sipas Indeksit të pasaportave Henley, vendin e parë në mbarë botën i takon sërish Singaporit, ku u lejohet të udhëtojnë pa viza në 192 shtete.

Renditja globale e pasaportave për vitin 2023 u krye në bazë të dhënave të ofruara nga Autoriteti Ndërkombëtar i Transportit Ajror, ose IATA, i cili rendit pasaportat botërore bazuar në numrin e destinacioneve që zotëruesit e tyre mund të kenë qasje pa vizë paraprake.

Gjermania konsiderohet një ndër shtetet më të dashura dhe me kulturë të lartë. Marrëdhëniet e mira ndërkombëtare dhe ekonomia e saj bashkëpunuse me shumë shtete të botës, politika ndërkombëtare dhe investimet e saj janë një nga arsyet që shumë shtete të botës e konsiderojnë si mike. /Albinfo.ch