Lajme

Hungaria, e pasigurt nëse duhet të miratojë aplikimin e Suedisë për t’u bashkuar me NATO

Hungaria është shprehur e pasigurt nëse duhet të miratojë aplikimin e Suedisë për t’u bashkuar me NATO-n, ka njoftuar kryetari i Parlamentit, Laszlo Kover, duke bërë të ditur kështu për vonesa potenciale të mëtejshme të procesit, shkruan Reuters.

Miratimi i Hungarisë është bllokuar në Parlament që nga korriku i vitit 2022, teksa dje Kover ka thënë se “nuk është e sigurt që duhet ta miratojmë këtë aplikim”, përcjell albinfo.ch.

Deklarat e tij vjen pas letres që ministri i Punëve të Jashtme i Hungarisë i shkroi homologut të tij suedez javën e kaluar, ku ai përsëriti shqetësimet lidhur me akuzat që ai i quajti “të njëanshme dhe të padrejta” nga disa politikanë suedezë kundër qeverisë hungareze.

Ndryshe, Suedia aplikoi për anëtarësim në NATO vitin e kaluar në përgjigje të ofensivës së Rusisë në Ukrainë dhe shumica e anëtarëve të aleancës ia ratifikuan shpejt aplikimin, ndërsa Turqia dhe Hungaria nuk e kanë ratifikuar ende aplikimin e saj.