Lajme
Përfshihet nga zjarri autobusi që po shkonte në Gjermani, shpëtojnë pasagjerët
Rrugës për në Gjermani nga Sarajeva një autobus me 55 pasagjerë është përfshirë nga zjarri në një autostradë në Slloveni.
Sipas njoftimit nga autoritetet, nuk ka të lënduar, pasi të gjithë pasagjerët janë larguar në kohë nga automjeti, teksa autobusi është përfshirë nga flakët pak minuta pas mesnate.
Zjarrfikësit kanë siguruar vendin e ngjarjes, kanë shuar zjarrin që u përhap nga pjesa e motorit në gjithë autobusin, ndihmuan shërbimin e tërheqjes në largimin e autobusit të shkatërruar dhe liruan rrugën, përcjell albinfo.ch.
Administrata për Mbrojtje dhe Shpëtim të Republikës së Sllovenisë ka njoftuar se shërbimet emergjente janë kujdesur për rregullimin e komunikacionit në autostradë, largimin e autobusit të dëmtuar dhe largimin e udhëtarëve.
E-Diaspora
-
Edi Rama sot takon diasporën në Londër Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, të dielën do të mbajë tubim me diasporën shqiptare në Londër....
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Mbi 12,000 raportime për fyerje Gjatë dhjetë vjetëve të fundit, raportet për fyerje në Zvicër janë rritur me 64 për qind....
-
Çfarë nisma të tjera votojnë kantonet dhe qytetet në Zvicër?
-
Zvicra voton për katër propozime kombëtare sot
-
Qeveria federale bën thirrje për kujdes: Rrugët janë të rrëshqitshme
-
Ndjekjet penale dhe falimentimi: Rritje e rrezikut për të vetëpunësuarit nga viti 2025