Lajme
Italia fajëson Gjermaninë për krizën e refugjatëve
Kampet e refugjatëve në Lampedusa janë tejmbushur dhe politikanët italianë fajësojnë Gjermaninë për situatën.
Brenda vetëm tre ditëve në fundjavën e dytë të shtatorit, 10,000 refugjatë mbërritën në ishullin e vogël Lampedusa, teksa në gjithë vitin 2014 kishte vetëm 4,000 migrantë që mbërritën në ishullin e vogël – në mbarë vendin ishin 170,000, shkruan 20min.
Për shkak se flota e anijeve italiane të shpëtimit zakonisht duhet të qëndrojë në port me kërkesë të qeverisë, varkat e emigrantëve nuk kapen më në det, por përkundrazi arrijnë në Lampedusa.
Tri anijet e dërguara nga OJQ-të me para nga Gjermania vështirë se mund të ndërhyjnë, sepse qeveria e djathtë e Giorgia Melonit u thotë kapitenëve saktësisht se në cilat porte duhet t’i çojnë refugjatët, përcjell albinfo.ch.
Ministri i Transportit, Matteo Salvini, e përshkruan Gjermaninë si përgjegjëse për faktin se një numër i madh emigrantësh po zbarkojnë sërish në Lampedusa dhe në fund të fundit, vendi paguan për anijet e shpëtimit që nxjerrin “ilegalët” në breg.
Në fakt, asnjë nga 10,000 emigrantët e përmendur nuk mbërriti në një nga anijet e shpëtimit “gjermane”.
Qeveria federale gjermane pezulloi programin e pranimit vullnetar në gusht, por edhe në shenjë proteste kundër faktit që Italia aktualisht po bllokon ripranimin e refugjatëve sipas të ashtuquajturave rregullat e Dublinit.
Sipas këtyre rregullave, Italia do të marrë mbrapsht personat që kanë paraqitur tashmë një aplikim fillestar në Itali dhe janë kapur në Gjermani.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
Çfarë nisma të tjera votojnë kantonet dhe qytetet në Zvicër? Përpos propozimeve kombëtare, në shumë kantone dhe qytete të Zvicrës mbahet votim gjatë ditës së sotme....
-
Zvicra voton për katër propozime kombëtare sot
-
Qeveria federale bën thirrje për kujdes: Rrugët janë të rrëshqitshme
-
Ndjekjet penale dhe falimentimi: Rritje e rrezikut për të vetëpunësuarit nga viti 2025
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër?