Lajme

OBSH kërkon informacione të tjera nga Kina, për të përcaktuar origjinën e COVID-19

Shefi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus, i ka bërë thirrje Kinës që të ofrojë më shumë informacione për origjinën e sëmundjes COVID-19.

Ghebreyesus për “Financial Times” është shprehur i gatshëm të dërgojë një ekip të dytë për të hulumtuar origjinën e pandemisë COVID-19.

“Ne po i bëjmë presion Kinës që të japë qasje të plotë dhe ne po u kërkojmë shteteve që ta ngrenë këtë çështje gjatë takimeve të tyre dypalëshe, pra t’i bëjnë thirrje Kinës që të bashkëpunojë”, ka thënë ai, përcjell albinfo.ch.

Ndryshe, ai për një kohë të gjatë i ka bërë presion Kinës që të ndajë informacione lidhur me origjinën e COVID-19, duke thënë se derisa kjo të ndodhë, nuk mund të përjashtohet asnjë hipotezë.

COVID-19, i cili u përhap fillimisht në Kinë, në dhjetor të vitit 2019, ka lënë të vdekur afro 7 milionë persona.