Lajme
Dy shqiptarë 18 vjeçarë humbin jetën në aksidentin në Urnäsch (AR)
Ndërsa dy nga pasagjerët, 18 dhe 21 vjeç, kanë mundur të dalin në mënyrë të pavarur nga automjeti dhe janë dërguar në spital nga Rega
Të shtunën, më 16 shtator 2023, ka ndodhur një aksident i rëndë me një makinë në Urnäsch. Dy persona kanë humbur jetën në vendngjarje. Siç merr vesh albinfo.ch nga një burim i saj, dy viktimat janë shqiptarë. Bëhet fjalë për një të rin 18 vjeçar nga Prishtina, me qëndrim në Flawil dhe moshatarin e tij nga Kumanova, me qëndrim në Gossau.
Dy të tjerë janë dërguar në spital me lëndime.
Pak para orës 3 të mëngjesit, një makinë me katër të rinj të moshës 18 deri në 21 vjeç ishte nisur nga Urnäsch-i drejt Schwägalp-it, shkruan polizeinews.ch.
Pak para lokalitetit Steinflue, shoferi kishte humbur kontrollin mbi mjetin e tij në një kthesë në të djathtë dhe ka dalë nga rruga. Për pasojë, makina është përmbysur dhe është ndalur në shtratin e lumit Urnäsch. Dy nga pasagjerët, 18 dhe 21 vjeç, kanë mundur të dalin në mënyrë të pavarur nga automjeti dhe janë dërguar në spital nga Rega dhe shërbimet e urgjencës.
Dy 18-vjeçarë kanë humbur jetën në vendngjarje.
Shkaku i saktë i aksidentit po hulumtohet nën drejtimin e prokurorisë publike të kantonit Appenzell Ausserrhoden dhe nga specialistë të policisë kantonale, transmeton albinfo.ch.
Për të siguruar provat janë thirrur shërbimi mjekoligjor dhe Instituti i Mjekësisë Ligjore i St Gallen-it.
Rruga Schlägalpstrasse u desh të mbyllej në të dy drejtimet në mënyrë që të realizohej hetimi i aksidentit, i cili zgjati rreth pesë orë.
15 pjesëtarë të departamentit të zjarrfikësve Urnäsch dhe 14 anëtarë të departamentit të zjarrfikësve të bazës Herisau u vendosën për të mbyllur rrugën. Ka pasur dëme materiale prej disa mijëra frangash.
Foto: Kantonspolizei Appenzell Ausserrhoden)
E-Diaspora
-
Konsullata e Kosovës në Cyrih: Informohuni për mënyrën dhe procedurat e votimit Konsullata e Kosovës në Cyrih njofton datën e votimit në diasporë... -
Miratohet unanimisht Marrëveshja për Tregti të Lirë të Kosovës me EFTA -
Mustafa kritikon presidenten Osmanin për takimet me diasporën gjatë fushatës -
Slloveni
Ganimet Shala, asambleistja e parë shqiptare në Parlamentin e Lubjanës -
Lir Hajrizi: Pianisti që po tejkalon kufijtë e talentit
Jeta në Zvicër
-
A është ky stacioni policor më i bukur në botë? Giacometti-Halle, shembull i artit mural monumental në stacionin policor të Cyrihut... -
Swisscom do të heqë plotësisht teknologjinë 3G deri në fund të vitit 2025 -
Marketingu i influencerëve në Zvicër: Praktika jo të rregulluara dhe të dëmshme për të rinjtë, paralajmëron FRC -
Zgjedhjet komunale në Vernier konfirmohen nga Këshilli i Shtetit -
Dyqanet në Gjenevë hapen këtë të diel












