Lajme
Presidenti turk akuzon Bashkimin Evropian se po distancohet nga Turqia
Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, ka akuzuar Bashkimin Evropian se po distancohet nga Turqia, ndërsa përpjekjet e Ankarasë për anëtarësim në bllokun evropian kanë ngecur.
Ai kishte marrë premtim nga Brukseli se bisedimet për anëtarësim, të cilat fillimisht kishin nisur në vitin 2005, do të “ringjalleshin”, në këmbim të heqjes së bllokadës së Ankarasë për pranimin e Suedisë në NATO.
Komisionari i BE-së për Zgjerim, Oliver Varhelyi, para disa javësh vizitoi Turqinë dhe deklaroi se përderisa anëtarësimi ka “potencial të madh”, blloku evropian kërkon që të shohë veprime të Turqisë sa i përket çështjes së të drejtave të njeriut para se të rinisin bisedimet, raporton REL, përcjell albinfo.ch.
Ndryshe, më 1999 Turqia kishte aplikuar për anëtarësim në Bashkimin Evropian, por bisedimet për anëtarësim nisën më 2005.
Bisedimet kanë ngecur që nga viti 2018 dhe Parlamenti Evropian ka thënë se ngrirja e bisedimeve ka ndodhur për shkak të “ngecjeve në demokraci”.
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
Zvicra voton për katër propozime kombëtare sot Këtë të diel po votohet për katër propozime kombëtare: Zgjerimi i autostradës: Qeveria federale dhe parlamenti...
-
Qeveria federale bën thirrje për kujdes: Rrugët janë të rrëshqitshme
-
Ndjekjet penale dhe falimentimi: Rritje e rrezikut për të vetëpunësuarit nga viti 2025
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër?
-
SBB pret fitim të njëjtë si vitin e kaluar