Lajme

Nga nesër nuk mund të hyjnë në Poloni makinat me targa ruse

Nga nesër, Polonia do të ndalojë hyrjen e makinave të pasagjerëve të regjistruar në Rusi.

Ministri i Punëve të Brendshme i Polonisë, Mariusz Kaminski, ka deklaruar se ky vendim ka qenë pjesë e sanksioneve kundër Rusisë, për siç tha “luftën e saj brutale”, raportoi agjencia polake e lajmeve “PAP”, përcjell albinfo.ch.

Në anën tjetër, kamionët e regjistruar në Rusi tashmë janë të ndaluar të hyjnë në Poloni.

Ndryshe, Finlanda dje ka ndaluar hyrjen e automjeteve me targa ruse, duke iu bashkuar tri shteteve baltike, Estonisë, Letonisë dhe Lituanisë.