Lajme
Vlerat ushqyese të lëngut të karrotave me portokall
Thuhet se pirja e lëngut të karrotës dhe portokallit është një mënyrë e dobishme për të përfituar shumicën e vlerave dhe për të rritur konsumin e frutave dhe perimeve, por nëpërmjet tyre merrni vitamina, minerale dhe ushqyes të rëndësishëm për mbrojtjen e shëndetit tuaj.
Në këtë artikull do të keni mundësinë të merrni informacione të sakta mbi vlerat e kombinimit të lëngut të karrotës dhe portokallit.
Vitamina C
Nëse përfshini lëngun e karrotës dhe portokallit në dietën tuaj, do të plotësoni dozën e rekomanduar ditore të vitaminës C.
Një gotë normale me lëng të nxjerrë nga një sasi e barabartë karrotash dhe portokallesh ku mund të shtoni edhe pak panxhar përmban 85 për qind e dozës së rekomanduar ditore të kësaj vitamine për femrat dhe 71 për qind për meshkujt.
Vitamina C forcon prodhimin e kolagjenit dhe ndihmon në prodhimin e energjisë.
Vitamina A
Një racion i lëngut të karrotës dhe portokallit është një burim i shkëlqyer i vitaminës A.
Në çdo gotë do të gjeni përafërsisht 508 për qind të dozës së rekomanduar për meshkujt dhe 652 për qind të asaj të rekomanduar për femrat.
Vitamina A ndihmon në zhvillimin e indeve, ruan shëndetin e sistemit imunitar, qelizat e kuqe të gjakut dhe lëkurën.
Kjo vitaminë mbështet funksionet e retinës së syrit dhe përmirëson shikimin.
Folati
Lëngu i karrotës dhe portokallit ofron folat, ose vitaminën B-9 që ndihmon në metabolizmin e acideve nukleike dhe amino acideve, përbërës që janë pjesë e ADN-së dhe proteinës.
Një dietë e pasur me folat e bën jetën tuaj më të gjatë.
Folati mbron kundër difekteve në lindje dhe komplikimeve të tjera te femrat shtatzënë.
Një gotë normale me lëng karrote dhe portokalli përmban 146 mikrogram folat ose 37 për qind të dozës së rekomanduar ditore.
Vlera të tjera
Pirja e lëngut të karrotës dhe portokallit ofron ushqyes të tjerë të dobishëm për qarkullimin e gjakut. Ky lëng përmban 732 miligramë kalium, ose 16 për qind të dozës së rekomanduar ditore.
Kaliumi ul tensionin e gjakut dhe ndjeshmërinë ndaj ndikimit të kripës në rritjen e tensionit. |Agroweb
E-Diaspora
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës Kjo është një familje që ka ditur të krijojë një botë të pasur me dashuri dhe...
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch
-
Granit Xhaka është pjesë e formacionit më të mirë të vitit në Bundesliga
-
Përfundojnë pritjet në kufirin Kroaci-Serbi
-
Nga llamba e vajgurit tek energjia që ndriçon Zvicrën, rruga frymëzuese e Xhevdet Gashit dhe ALBASOLAR
Jeta në Zvicër
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës Kjo është një familje që ka ditur të krijojë një botë të pasur me dashuri dhe...
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch
-
Cilat destinacione do të kushtojnë më shumë nga Zvicra
-
228 milionë franga: Dhurim rekord nga Zvicra për një katastrofë natyrore
-
Ndryshimet e mëdha të udhëtimit në Zvicër në 2025