Lajme

Nën dyshimin se gënjeu gjatë blerjes së një arme, ngrihet aktakuzë ndaj djalit të Bidenit

Nën dyshimet se ka gënjyer gjatë blerjes së një arme zjarri, është ngritur aktakuzë kundër Hunter Biden, djalit të presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, raporton BBC, përcjell albinfo.ch.

Hunter përballet me tri akuza penale për gënjim gjatë blerjes së armës zjarrit, pasi përpjekjet për të arritur marrëveshje për pranimin e fajësisë dështuan.

Të tri akuzat kanë të bëjnë me dyshimet se ai gënjeu në formularët kur e bleu një armë zjarri në kohën sa ishte përdorues i drogës.

Telashet ligjore të Hunter Biden, janë bërë çështje kundërthënëse në politikën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe kjo është hera e parë që një fëmijë i një presidenti në detyrë përballet me aktakuzë penale.