Kosova
Kryeziu: Nga takimi i sotëm presim zbatim të plotë të marrëveshjeve
Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Perparim Kryeziu, ka deklaruar se nga takimi i sotëm në Bruksel pret zbatim të plotë të marrëveshjeve
Para pak minutash, zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Perparim Kryeziu, ka deklaruar se nga takimi i sotëm në Bruksel ndërmjet kryeministrit Albin Kurti dhe kryetarit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, pret zbatim të plotë, të shpejtë dhe pa kushte të marrëveshjes së nënshkruar ndërmjet dy vendeve, përcjell albinfo.ch.
“Në takimin e sotëm presim që pika kyçe e takimit të jetë diskutimi drejt finalizimit të planit të sekuencimit të zbatimit të Marrëveshjes Bazike, i cili duhet të jetë i drejtë, i balancuar dhe gjithëpërfshirës”, ka thënë Kryeziu për Radio Kosovën.
Në Bruksel ka nisur takimi i presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, me Përfaqësuesin e Lartë të Bashkimit Evropian, Josep Borrell dhe emisarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.
Pas këtij takimi zyrtarët e BE-së do të zhvillojnë një takim me kryeministrin Albin Kurti, dhe pastaj pritet të zhvillohet edhe takimi trepalësh. Pas përfundimit të takimit trepalësh, Borrelli pritet të deklarohet për media.
Ky është takimi i parë Kurti- Vuçiq, që kur tensionet në veri të Kosovës u rritën në fund të majit.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Pas Gjermanisë, Kurti takon mërgatën në Francë Pas Gjermanisë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, do të takojë mërgatën në Francë, përcjell albinfo.ch. Lajmi...
-
Ekspozitë e autorit Alan Chin me fotografi nga lufta e Kosovës
-
Shpërndahen tekstet mësimore në gjuhën shqipe për nxënësit e diasporës në Hamburg dhe Schleswig Holstein
-
Gjermania do ta zgjidhë problemin e regjistrimit të kosovarëve si shtetas të Serbisë
-
Frankfurt, hapet panairi i librit, i pranishëm edhe shteti i Kosovës
Jeta në Zvicër
-
Zvicra nuk i pranon të gjitha sanksionet e BE-së kundër Rusisë Zvicra mbetet joaktive kur bëhet fjalë për detyrimet e kujdesit të duhur për filialet. Ka kritika...
-
Nestlé ul objektivin e rritjes mes kërkesës së dobët të konsumatorëve
-
Lucern: Ylfete Fanaj pret në takim ambasadorin Latifi
-
Bisedimet me BE-në po shkojnë mirë, por ka disa pika të jashtëzakonshme
-
Partia kundër mbajtjes së Eurovizionit në Zvicër