Kosova
Sot mbahet takimi Kurti – Vuçiq
Sot në Bruksel, takimi i nivelit të lartë Kurti-Vuçiq
Të enjten e 14 shtatorit, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, takohen në Bruksel, në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve, përcjell albinfo.ch.
Bashkimi Evropian, si ndërmjetësues i procesit, ka bërë të ditur se takimet nisin nga ora 09:00.
Fillimisht, shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell, dhe i dërguari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, presin njërin lider, pastaj tjetrin.
Takimi trepalësh do të mbahet më vonë gjatë ditës dhe temë diskutimi do të ketë zbatimin e Marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve.
Ndryshe, njohësit e çështjeve politike i kanë shprehur pritshmëritë e tyre për këtë takim.
Ata vlerësojnë se dialogu është në vdekje klinike dhe se ky takim nuk do të sjellë ndonjë rezultat konkret, teksa theksojnë se tema kyçe e këtij takimi pritet të jetë Marrëveshja e Ohrit, deeskalimi dhe zgjedhjet në veri të Kosovës.
Ky takim në mes të Kurtit dhe Vuçiqit është i pari prej kur janë rritur tensionet në veri të Kosovës.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Shoqata “ILIRËT” do të prezantohet me këngë e valle shqiptare në qytetin Gland Si çdo vit, edhe këtë nëntor do të mbahet festa shumëkulturore e qytetit Gland, të shtunën,...
-
Kosovari nga Austria po voziste një veturë të vjedhur para 11 vjetëve
-
Kurti uron Ditën Kombëtare të Austrisë
-
“Siparantum” valëvit flamurin e Kosovës në Spanjë, krahas 32 shteteve
-
Arrestohet shqiptari nga Gjermania për keqpërdorim të fëmijëve në pornografi
Jeta në Zvicër
-
Qiratë e larta i pengojnë njerëzit të ndryshojnë apartamentet Edhe pse popullsia zvicerane po rritet me shpejtësi, numri i njerëzve që lëvizin është ulur ndjeshëm...
-
Gjashtë lajmet që “përmblodhën” Zvicrën këtë javë
-
Sa i rëndësishëm është për Zvicrën fituesi i zgjedhjeve në SHBA?
-
Aeroplani zviceran u detyra të bëjë ulje të paplanifikuar, kjo është arsyeja
-
Eurovision Song Contest në Bazel: EDU dorëzon referendumin