Kosova

Kosova mposhtet nga Rumania me rezultat 2:0

Kosova ka humbur ndeshjen me Rumaninë, e cila u zhvillua sonte në kuadër të kualifikimeve për “Euro 2024”. Kosova në udhëtim u mposht me rezultat 2:0.

Goli i parë u shënua nga Stanciu në minutën e 83-të, ndërsa 10 minuta më vonë në minutën e 93-të ka shënuar Mihaila golën e dytë ndaj Kosovës, shkruan albinfo.ch.

Në fillim ndeshja u ndërpre pas 17 minutave lojë, pasi tifozët rumunë shfaqen mesazhe provokuese ku thuhej “Kosova është Serbi”, teksa loja vazhdoi pas rreth 50 minutave.

Ndërkaq me këtë humbje Kosova mbetet e pesta dhe e parafundit në Grupin I me katër pikë, kurse Rumania është e dyta me 12 pikë. Me këtë rast, Dardanët pothuajse kanë humbur gjasat për një kualifikim historik në “Euro 2024”.