Lajme

Regjistrohet tjetër tërmet në Marok

Pas tërmetit shkatërrues që goditi Marokun mbrëmjen e së premtës, ku si pasojë humbën jetën mbi 2 mijë persona, para pak çastesh, observatori sizmologjik euro-mesdhetar njoftoi se ka regjistruar një tërmet me magnitudë 4.5 në jugperëndim të Marakeshit, përcjell albinfo.ch.

Tërmeti i së premtes kishte magnitudë prej 7.2 shkallë të Rihterit, duke bërë që shumë ndërtesa të shemben dhe me mijëra qytetarë të mbesin nën rrënoja.

Autoritetet e ekipeve emergjente kanë bërë të ditur se numri i të vdekurve mund të jetë akoma më i madh, pasi operacioni i kërkim-shpëtimit është duke vazhduar. Ndryshe, shumë vende të botës janë shprehur të gatshme në dërgimin e ekipeve të specializuara në operacionin e kërkim-shpëtimit.