Futboll
Festën e futbollit e fitoi Shkëndija, si mysafire: 3 me 1 kundër FC Wil
Lazim Destani: "Te këto dhe te shumë ndeshje të tjera nëpër Europë, Shkëndijës nuk i ka munguar mbështetja e bashkatdhetarëve tanë"
Loja miqësore mes Klubit Futbollistik Shkëndija nga Tetova dhe Wil nga Zvicra, u zhvillua në një atmosferë festive ditën e shtunë, para një numri të madh spektatorësh. Sipas nikoqirëve në Stadium ishin prezent mbi 5000 persona. Ishte një lojë cilësore e cila përfundoi 3:1 në favor të KF Shkëndija.
Lojës miqësore mes dy skuadrave i paraprinë një sërë aktivitetesh sportive dhe kulturore, si këngë dhe valle të realizuara nga Shoqata Kulturoro Artistike, “Xheladin Zeqiri“, pelivanë të ardhur enkas nga Maqedonia dhe për fund, nuk mund të mungonte grupi më i popullarizuar i rokut shqiptar, “Elita 5”.
Pak par ndeshjes miqësore mes dy skuadrave, arritëm të marrim një prononcim nga Bekim Alimi, Imami i xhamisë së Wil-it, i cili ishte njëri ndër organizatorët e këtij eventi sportiv dhe kulturor.
I pyetur se çfarë mund të na thotë për këtë ditë të veçantë për kulturën dhe sportin, Alimi tha se “për shqiptarët e Wil-it dhe gjithë banorët e tij, sot është një festë e madhe për shkak se sot feston ngjyra kuq e zi. Ne sot manifestojmë kulturën, sportin dhe traditën tonë të vjetër. Ky aktivitet dhe të ngjashmit me këtë, reflektojnë tek shteti ku jetojmë, kulturën tonë kësaj radhe përmes sportit. Me këtë dëshmojmë edhe njëherë se ne kemi mundësi dhe dijmë si të sillemi edhe në nivele më të larta internacionale dhe evropiane“.
Lidhur me këtë, Alimi tha “ideja për një takim të këtillë ka qenë e kahmotshme. Edhe më herët ka pasur përpjekje për të sjellë skuadrat shqiptare në Zvicër. Tani, falë dakordimit të FC Wil dhe FC Shkëndija, ne arritëm të organizojmë një takim të këtillë“.
Duket që dy skuadrat e pritën shumë pozitivisht idenë për të organizuar këtë ndeshje. Siç e thotë edhe Imami Alimi “të dy palët e pritën në mënyrë jashtëzakonisht pozitive këtë ide. Natyrisht duke kërkuar më shumë informacion rreth gjithë këtij aktiviteti. Pas idesë së sqaruar nga ana jonë, ne pamë që entuziazmi tek të dyja palët ishte në nivel të lart. KF Wil, në njërën anë, nuk përfaqëson vetëm qytetarët zviceranë, por edhe gjithë të huajt, përfshi këtu edhe shqiptarët që jetojnë këtu. Ka shumë shqiptarë të cilët luajnë në nivele të ndryshme për Wil-in dhe kjo na bën neve krenar. Në anë tjetër kemi KF Shkëndija që ka knaqësinë mar pjesë dhe luajnë para mërgatës së saj, që në fakt njihet si shtylla kurizore e popullit tonë. Prandaj të dyja palët përfitojnë nga ky rast, përfshi këtu edhe xhaminë tonë, pasi është në interes të përgjithshëm të popullit tonë“.
Natyrisht që organizatorët dhe pjesëmarrësit në këtë aktivitet, duan që të përçojnë dhe mesazhet e tyre. Për këtë çështje Alimi tha se “mesazhi të cilin duam ta përcjellim ne si komunitet musliman shqiptar në Wil është i qartë. Ne tash më jemi pjesë e këtij qyteti, shqiptarët janë mirë integruar në këtë vend, kanë krijuar institucionet e tyre të cilët bashkëpunojnë ngushtë më institucionet shtetërore dhe në të njëjtën kohë, përmes këtij aktiviteti ne manifestojmë vlerat tona, si sportin, kulturën, gjuhën dhe fenë tonë, pse jo edhe identitetin tonë shqiptar“.
Çdo ndeshje futbolli ka diçka që e bën atë në të veçantë. Alimi tha se “veçantia e kësaj ndeshje miqësore është vet publiku. Në fushë kemi dy skuadra që luajnë kundër njëra tjetrës, ndërsa publiku është një, ai i cili do të përkrahë të dyja. Pasi është ai publik i ardhur, andej kah vjen Shkëndija dhe është po ai publik, i cili ndjek lojërat dhe aktivitetin e KF Wil-it.“
Destani: “Jemi krenarë për arritjet e Shkëndijës në ligat europiane“
Para të pranishmëve mori fjalën e rastit edhe Lazim Destani, (pronari i KF Shkëndija). Pasi përshëndeti të pranishmit, ai falënderoi organizatorët e këtij aktiviteti tha se “ky takim është një moment i veçantë për Shkëndijën, jo sepse nuk e kemi parë të luajë në Europë, por për faktin se këtu në Zvicër Shkëndija vjen për herë të parë dhe ku ne kemi aq shumë bashkatdhetarë e mbështetës të klubit kuqezi.
Ne të gjithë jemi krenarë për arritjet e Shkëndijës në ligat europiane. Milan, Totenhem, Red Bull Salzburg, Rosenborg janë vetëm disa nga skuadrat e nivelit të lartë të futbollit europian me të cilat Shkëndija është përballur gjatë këtyre viteve.
Te këto dhe te shumë ndeshje të tjera nëpër Europë ne e kemi parë se Shkëndijës nuk i ka munguar kurrë mbështetja masive e bashkatdhetarëve tanë. Dhe ja sot si shpërblim për mërgimtarët tanë të kësaj ane, ne sollëm Shkëndijën për ta bërë këtë ndeshje këtu në mes të Zvicrës.
Krahas futbollit kjo ngjarje shpalos dhe vlera nga trashëgimia jonë kulturore. Këtu sot i kemi dhe artistët tanë të nderuar që kanë ardhur për t’ia shtuar kënaqësinë e bukurinë kësaj ngjarje.
Gëzohem që në këtë mes e kemi të pranishëm një emër të madh të sportit, i cili arriti majat e suksesit botëror në disiplinën e mundjes, shkupjanin e nderuar Shaban Tërstena.
Dhe në përfundim të fjalës sime, dëshiroj te falënderoj shtetin zviceran për përkrahjen e vazhdueshme që i jep popullit shqiptarë“ – tha në fund të fjalimit të tij Lazim Destani.
Irfan Agushi
Të ngjashme
Të tjera nga Futboll
E-Diaspora
-
Një deputete në Kuvendin e Shqipërisë, me doktoratë austriake Edona Bilali është deputete e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, ku përfaqëson Qarkun e Shkodrës, që...
-
Aksident i rëndë në punë, humb jetën 41-vjeçari shqiptar në Itali
-
Pajtim Statovci fiton çmimin prestigjioz “Finlandia” në Stokholm
-
Piloti Blin Hoxha kërkon leje për ulje në aeroportin e Prishtinës në gjuhën shqipe
-
Topalli: Vota e diasporës, shpëtim për Shqipërinë
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal rekomandon refuzimin e “Iniciativës foie gras” Në mbledhjen e 20 nëntorit 2024, Këshilli Federal miratoi mesazhin për nismën popullore “Po ndalimit të...
-
Cilat janë kooperativat zvicerane të strehimit dhe a mund t’i aksesoni ato?
-
Zvicër: Dardanët presin përkrahjen e bashkatdhetarëve
-
Nga 1 janari do të mund të ndryshohen në çdo moment disa modele të sigurimit shëndetësor
-
Çmimet e pronave zvicerane nuk tregojnë shenja rënie