Futboll

Xhaka: Nuk jam i kënaqur me lojën

“Ndoshta kemi menduar që do ta kishim të lehtë me Kosovën, por nuk ishte kështu”, u shpreh Xhaka

“Besoj se kemi folur shumë për këtë ndeshje, për emocionet, por nuk jam i kënaqur me lojën”, është shprehur Granit Xhaka pas ndeshjes ndaj Kosovës, përcjell albinfo.ch.

“Nuk besoj se kanë ndikuar emocionet në lojën tonë”, shtoi tutje ylli shqiptar për Supersport, përcjell albinfo.ch.

“Kemi pësuar gol në kohën shtesë si në ndeshjen e Rumaninë. Edhe stërvitjet kanë qenë pa tempo, pa duele gjatë javës, pra siç ishte java, ishte dhe loja në ndeshje.

Ndoshta kemi menduar që do ta kishim të lehtë me Kosovën, por nuk ishte kështu. Kosova ka cilësi dhe duhet të kishte më shumë pikë në këto eliminatore.”