Futboll
Barazim mes Kosovës dhe Zvicrës
Kombëtarja e Kosovës ka barazuar 2:2 kundër favoritit të grupit, Zvicrës, në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Kësisoj, Dardanët janë rikthyer fuqishëm me lojë e rezultat pozitiv nën drejtimin e përzgjedhësit Primozh Gliha, pas humbjes befasuese në qershor kundër Bjellorusisë. Heroi i ndeshjes pa dyshim ishte Vedat Muriqi, i cili realizoi të dy golat për Kosovën. Zvicra kaloi në epërsi me golin e Remo Freuler, në minutën e 14-të. Megjithatë, Muriqi barazoi me gjuajtje me kokë pas harkimit të Milot Rashicës, në minutën e 65-të. Mysafirët e rikthyen sërish epërsinë falë autogolit të Amir Rrahmanit, në minutën e 79-të. Mirëpo, as ky gol nuk i zmbrapsi Dardanët, të cilët besuan deri në fund në rezultat pozitiv dhe në fund ia arritën qëllimit, kur Vedat Muriqi shënoi sërish, kësaj radhe pas një kombinimi të shkëlqyeshëm Rrahmani-Korenica, duke e dërguar topin në rrjetën e mysafirëve me gjuajtje të saktë, transmeton albinfo.ch.
Tani Kosova është ngjitur në kuotën e katër pikëve në Grupin I dhe mbetet me shpresa për kualifikim në Evropian. Ndeshjen e radhës, Dardanët e luajnë më 12 shtator kundër Rumanisë në Bukuresht.
Të tjera nga Futboll
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
SBB pret fitim të njëjtë si vitin e kaluar Për vitin aktual, SBB pret një fitim që ka të ngjarë të jetë në të njëjtin...
-
Shumë pista skijimi në Zvicër kanë hapur sot dyert
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave