Kuriozitete
Apple investon miliona dollarë për trajnim për Intelegjencë Artificiale
Sipas një raporti të ri të The Information, Apple po investon miliona dollarë në ditë tek Inteligjenca Artificiale. Kompania po punon mbi disa modele të IA nëpërmjet ekipeve të ndryshme.
Njësia e Apple që po punon mbi Inteligjencën Artificiale gjuhësore quhet “Foundational Models”, sipas asaj që raporton The Information. Ajo numëron “rreth 16 anëtarë”, duke përfshirë disa ish-inxhinierë të Google.
Ajo drejtohet nga John Giannandrea, përgjegjës i IA të Apple, i punësuar në vitin 2018 për të ndihmuar në përmirësimin e Siri. (Giannandrea thuhet se “u ka shprehur kolegëve skepticizëm në lidhje me dobinë e mundshme të chatbot-eve të trajnuara nga modelet gjuhësore të IA”).
Sipas The Information, edhe ekipe të tjera të Apple po punojnë mbi Inteligjencën Artificiale. Një njësi e inteligjencës pamore po zhvillon një model për krijimin e imazheve; një grup tjetër po studion “Inteligjencën Artificiale multimodale në gjendje të njohë dhe të krijojë imazhe apo video, përveç tekstit.
Këto modele mund të shërbejnë për qëllime të ndryshme. Ndërkohë po punohet për një chatbot i cili do të ndërvepronte me klientët që përdorin AppleCare: një tjetër do ta bënte më të lehtë automatizimin e detyrave me shumë hapa me Siri.
Njerëzit e përfshirë në zhvillimin e saj deklaruan për The Information se LLM* më i avancuar i Apple, i njohur gjerësisht si Ajax GPT, është trajnuar nga “më shumë se 200 miliardë parametra” dhe është më i fuqishëm se GPT-3.5 të OpenAI, versioni fillestar i ChatGPT i prezantuar vitin e kaluar.
Sipas asaj që është raportuar më parë nga Bloomberg, ky model u krijua fillimisht për përdorim të brendshëm dhe mbetet i mbyllur brenda kompanisë.
*Apple ka krijuar mjetet e veta të Inteligjencës Artificiale gjeneruese për të konkurruar me shërbimet e modeleve të mëdha gjuhësore (LLM – large language model) si ChatGPT ose Google Bard/ The Verge
Të tjera nga Kuriozitete
E-Diaspora
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri? Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Shqipëri, Ilirjan Celibashi, tha se janë krijuar kushtet e...
-
Kurti mban fjalim në forumin ekonomik Zvicër-Kosovë, flet për “partneritet të fuqishëm”
-
Arbër Bullakaj, në krye të nismës për lehtësimin e natyralizimit të të huajve
-
Ariana Qizmolli, me pjesën “Kërce pak”, në festivalin e vallëzimit, në Winterthur
-
Një deputete në Kuvendin e Shqipërisë, me doktoratë austriake
Jeta në Zvicër
-
Më shumë se 640,000 fishekë snajperësh zviceranë thuhet se kanë shkuar në Ukrainë Municione snajperi nga kompania zvicerane P Defence thuhet se kanë mbërritur në Ukrainë në korrik 2023...
-
Kaosi i SBB i frustron udhëtarët: “Ka komunikim zero”
-
Bora paralizon qarkullimin në shumë vende në Zvicër
-
Bazeli do të votojë mbi koston e organizimit ‘blasfemik’ të Eurovizionit 2025
-
Zvicra mbetet kampione evropiane në hekurudha