Lajme

Bernë: Shkolla Shqipe dhe shoqata “Bashkimi” nga Ostermundigeni, me motive kombëtare

Ndër të gjitha gjuhët dhe kulturat, ishte edhe Shkolla Shqipe Ostermundigen Bern& Shoqata Kulturore Shqiptare Bashkimi

Festa e Komunës MUNDIGE FESCHT mblodhi qytetarët, shoqatat dhe shkollat e mësimit plotësues për të festuar së bashku, përcjell albinfo.ch.

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Ndër të gjitha gjuhët dhe kulturat, ishte edhe Shkolla Shqipe Ostermundigen Bern& Shoqata Kulturore Shqiptare Bashkimi, që përcollën te publiku:

Kori i nxënësve të shkollës shqipe në Ostermundigen.

Recitalin nga nxënësit e nivelit të tretë ,,Jeta” të Gonxhe Bojaxhiut/Nëna Terezë.

Kori i nënave të nxënësve

Kërcim balet nga nxënësja Tara, nën melodinë ,,Baresha” të Nexhmije Pagarushës.

Valle popullore shqiptare nga vallëtaret e shoqatës.

Këngëtarët dhe instrumentalistët e palodhur që veprojnë në kuadër të shoqatës.

Ushqime tradicionale shqiptare të përgatitura nga familjet shqiptare që iu ofruan qytetarëve në tendën e SHKSH,,Bashkimi”, në bashkëpunim me Shkollën Shqipe në Ostermundigen.

Në emër të prindërve, mësueses dhe nxënësve, falënderojmë Komunën e Ostermundigenit për organizimin, kryesinë e Shoqatës, gazetarët e nderuar kreativë MGstudio, Kasam Selimi dhe prindërit për bashkëpunim!