Lajme
Arrestohen dy persona në Suedi, në protestën ku u dogj Kurani
Policia suedeze gjatë ditës së sotme i ka arrestuar dy persona dhe i ka ndaluar rreth 10 të tjerë, pas trazirave të dhunshme që kanë shpërthyer në një protestë, ku është djegur Kurani, kanë njoftuar autoritetet, raporton transmetuesi publik suedez SVT, përcjell albinfo.ch.
Protestat e organizuara nga refugjati irakian, Salwan Momika, kanë nxitur zemërim të madh në Lindje të Mesme, protesta këto të organizuara për ta djegur Kuranin. Protesta e sotme është zhvilluar në një shesh në jug të qytetit Malmo, teksa sipas raportimeve, rreth 200 persona janë mbledhur për ta parë Momikan.
Sipas policisë, ngjarja ka përfunduar pas largimit të organizatorit, mirëpo një grup njerëzish kanë qëndruar ende aty.
Ndryshe, në mesin e muajit gusht, agjencia e inteligjencës në Suedi e ka rritur alarmin për terrorizëm, duke thënë se Suedia është bërë shënjestër e sulmeve terroriste, teksa së fundi, Suedia i ka rritur edhe kontrollet kufitare, derisa ligjvënësit kanë nisur të diskutojnë për rrugë ligjore që mund t’i ndalojnë protestat, ku përfshihet djegia e librave të shenjtë, të besimeve të ndryshme.
E-Diaspora
-
Edi Rama sot takon diasporën në Londër Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, të dielën do të mbajë tubim me diasporën shqiptare në Londër....
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
Jeta në Zvicër
-
Banorët e Cyrihut duhet të ndajnë 45 franga për dritat e Krishtlindjeve Dritat e Krishtlindjeve të Cyrihut kushtojnë shumë para. Publiku tani po ndihmon me sponsorizimet për t’u...
-
Zvicër: Mbi 12,000 raportime për fyerje
-
Çfarë nisma të tjera votojnë kantonet dhe qytetet në Zvicër?
-
Zvicra voton për katër propozime kombëtare sot
-
Qeveria federale bën thirrje për kujdes: Rrugët janë të rrëshqitshme