Kosova
Kosovë: Këtë vit më pak rrush, reshjet dëmtuan kulturat
Vreshtarët e Rahovecit kanë filluar vjeljen e rrushit. Këtë herë thonë se ajo mund të përfundojë më herët, për shkak se sivjet reshjet i kanë dëmtuar vreshtat.
“I posedoj 3 hektarë e 70 arë, prej të cilave 50 arë i kam të dëmtuara nga breshri, derisa 1 hektar e 20 ari është goditur prej sëmundjes së bastrës dhe prej kësaj jam goxha i dëmtuar”, tha vreshtari Mirsad Mazreku për RTK-në.
Por kjo, s’mund t’ua fshehë gëzimin vreshtarëve të Rahovecit në ditët e vjeljes që tashmë kanë nisur.
“Këtë vit çmimi është pak më i mirë dhe besoj se do ta mbulojë edhe humbjen që kisha nga reshjet dhe bastra”, shtoi Mazreku.
Ai tutje ka theksuar se disa herë ka përfituar subvencione nga Ministria e Bujqësisë, mirëpo nga institucionet kërkohet t’u dilet edhe më shumë në ndihmë vreshtarëve.
“Ka benifite nga institucionet, japin subvencione, por asnjëherë nuk janë të mjaftueshme, sepse krejt kjo punë që bëhet është prej sektorit privat”, tha Hysen Sogojeva, kryetar i Odës së Hotelierisë dhe Turizmit.
Vreshtarët thonë se për shkak të mungesës së rrushit, vjelja e tij këtë vit mund të përfundojë në tetor.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Vritet një shqiptar në Itali dhe plagoset vëllai i tij Policia italiane arreston dy persona me kombësi maqedonase...
-
Londër: Shqiptari është gjetur pa shenja jete
-
Osmani në Kanada takoi shqiptarë që janë rrëfime suksesi
-
Arianit Besiri fiton zgjedhjet, nga marsi – kryetar bashkie në Gjermani
-
Konsullata e Republikës së Kosovës në Cyrih hap dyert për bashkatdhetarët
Jeta në Zvicër
-
Nestle sheh nevojën për veprim mbi çmimet e produkteve Nestle duhet të ndërmarrë veprime për çmimet për të inkurajuar konsumatorët të blejnë mallrat e saj,...
-
Zvicër: Bli tani, paguaj më vonë
-
Çfarë do të ndryshojë vota zvicerane për financimin e trajtimeve shëndetësore?
-
Si do të përfitojnë banorët e Gjenevës nga taksat më të ulëta mbi të ardhurat
-
Gati 75% e dëbimeve të urdhëruara në Zvicër në vitin 2023 janë kryer