Shqiperia

Shqipëria tejkalon Evropën për numrin e pasagjerëve gjatë korrikut

Shqipëria prin në listën e vendeve të Evropës për sa i përket numrit të pasagjerëve. Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në rrjetet sociale tha se është shënuar një rritje prej 116 për qind që nga viti 2019.

“Tabela e Korrikut të Këshillit Ndërkombëtar të Aeroporteve tregon se kur bëhet fjalë për performancën e vendit në trafikun e pasagjerëve krahasuar me vitin 2019, Shqipëria qëndron sërish në vendin e parë me një rritje të pabesueshme prej 116 përqind. Përsëri në krye edhe në muajin korrik për rritjen e numrit të pasagjerëve të aviacionit civil në Europë. Shqiponja po fluturon lart”, u shpreh ai.