Lajme

India nis misionin e parë drejt Diellit

India ka nisur misionin e parë vëzhgues drejt Diellit, disa ditë pasi bëri histori duke u bërë vendi i parë që zbarkoi roverin pranë polit jugor të Hënës. “Aditya-L1” u ngrit nga baza e lansimit në Sriharikota të shtunën në orën 11:50 me kohë lokale, njofton SkyNews, përcjell albinfo.ch.

Roveri do të udhëtojë 1.5 milionë kilometra nga Toka – 1 për qind e distancës Tokë – Diell teksa sipas agjencisë hapësinore të Indisë, do të duhen katër muaj për të udhëtuar kaq larg.

Misioni i parë i Indisë me bazë në hapësirë për të studiuar objektin më të madh të sistemit diellor mban emrin Surya – perëndia hindu e Diellit, e njohur gjithashtu si Aditya.

Sapo Aditya-L1 të arrijë një “pikë parkimi”, do të jetë në gjendje të rrotullohet rreth Diellit me të njëjtin ritëm sikurse Toka, teksa kjo do të thotë gjithashtu se sateliti do të kërkojë shumë pak karburant për të funksionuar.