Të tjera
Serbia eksporton pemë me pesticide të rrezikshme për fëmijët
Kroacia dhe Mali i Zi ndalojnë importin e disa pemëve
Kontrolli në vendkalimin kufitar mes Malit të Zi dhe Serbisë – Dobrakovë, ka ndaluar importin e gati dhjetë tonë pjeshkëve dhe nektarine nga Serbia, pasi u konstatua se kanë një pesticid të rrezikshëm, veçanërisht për fëmijët, të quajtur chlorpyrifos.
Drejtori i Drejtorisë për Siguri Ushqimore, Çështje Veterinare dhe Fitosanitare i Malit të Zi, Vladimir Gjakoviq, ka konfirmuar për RTCG se ky pesticid është gjetur edhe në kumbullat e importuara nga Serbia në Kroaci, përcjell albinfo.ch.
“Ky pesticid është shumë i rrezikshëm dhe i ndaluar në Mal të Zi dhe me përgjegjësi pohoj se në vendin tonë nuk gjendet. Prodhuesit nuk e përdorin atë për ushqim. Mirëpo, situata e importit është ndryshe – në pikën kufitare Dobrakovë, me atë pesticid janë zbuluar rreth dhjetë tonë pjeshkë dhe nektarinë dhe të gjitha janë kthyer”, ka shpjeguar Gjakoviq.
Ky pesticid shpesh përdoret për të mbrojtur palmat dhe bimët e tjera, por nuk guxon të përdoret për ushqim, sepse është i rrezikshëm për shëndetin e njeriut, veçanërisht për fëmijët.
Qendrat Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve deklaruan se pas kontaktit me chlorpyrifos, konsumatorët mund të përjetojnë efekte të ndryshme në sistemin nervor, si dhimbje koke, shikim të paqartë, rritje të pështymës, konvulsione dhe në raste ekstreme, në varësi të sasisë dhe kohëzgjatjes së ekspozimit – dhe vdekje.
Sistemi Evropian i Paralajmërimit të Shpejtë në tregtinë me ushqime ka konfirmuar se sot ai pesticid është gjetur në kumbullat e dërguara nga Serbia në Kroaci, teksa mediat atje raportojnë se fruti nuk u importua në Kroaci, por u shkatërrua.
Në Kroaci dhe shumë vende të tjera, pesticidi chlorpyrifos përdorej ligjërisht deri në vitin 2006, por që atëherë ai është ndaluar për trajtimin e frutave dhe perimeve në shumicën e vendeve të Bashkimit Evropian.
Në fillim të muajit të kaluar, një nivel i lartë i akrilamidit kancerogjen është gjetur në çipsa, të cilat janë dërguar nga Serbia në Kroaci.
E-Diaspora
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe Sot është Dita e Alfabetit Shqip, tashmë e shpallur festë zyrtare e Shqipërisë. 22 nëntori ka...
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok”
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës. Të mërkurën, ajo i kërkoi...
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara
-
Zvicra, kampion evropian në transportin hekurudhor