Zvicër

Festivali i udhëtimit Badenfart 2023, në sfondin historik të tij

Dje ishte dita e dhjetë dhe e fundit e festivalit të njohur si “Festivali i udhëtimit” në qytetin e Baden-it, i cili ndan dhe të njëjtin emër për këtë ngjarje të bukur si në fotografi, po ashtu edhe në histori. Quhet “Badenfahrt”.

Ky festival i dhjetëditëshit për muajin gusht kishte 100-vjetorin e tij, i cili mbahet për çdo dhjetë vjet radhazi. Këtë vit ai pati më shumë se një milion vizitorë, duke e bërë atë më të madhin në kantonin e Aargaut të Zvicrës.

Zona e festivalit shtrihej në gjithë qytetin e vjetër dhe përfshinte gjithashtu zonat përreth stacionit të trenit, parkun rreth kazinos, qytetin e vjetër, ku një bar i bukur apo një skenë ishte ndërtuar pothuajse në çdo cep. U krijuan 100 “lokacione feste”, si bare, restorante dhe atraksione të tjera, të cilat kryesisht organizohen dhe operohen nga klube të tjera në rajon.

Me shumë imagjinatë dhe investime, qyteti ka krijuar këto pika të birrës së ftohtë dhe ushqimit të nxehtë, të ndërtuara nga inxhinierë civilë, arkitektë dhe mjeshtër në mesin e disa anëtarëve të shoqatave. Pra, nuk është një festival me tenda, por në një mënyrë më të sofistikuar dhe tërheqës për publikun e madh. Për shembull, në vitin 2007 ka pasur një Moulin Rouge, një lagje franceze, një tempull grek, një tempull bambuje, një Sing Sing dhe një tavernë të ndërtuar për “Ëelt in Baden”.

“Badenfahrt, një festival folklorik shumëditor në Baden AG (Zvicër), është pjesë e trashëgimisë kulturore jomateriale të vendit. Në vitin 2012, nga data 17 deri më 26 gusht, u zhvillua një festival i qytetit nën moton “Shtresat e tregimeve”, i cili gjithashtu përkujtonte shkatërrimin e Kështjellës Stein 300 vjet më parë. Me shfaqje teatrale, koncerte nga grupe të njohura, dhoma poetike të poezisë së lexuar brenda dhe jashtë ambienteve të kishës dhe parqet e shumta, si ajo e Qendrës kulturore, si Kurttheatre, ThiK Theater, Palino Theater, shumica këto në një qiell të hapur për dhjetë ditë bashkë.

Historia

Çfarë është ky festival dhe si filloi?

A nuk është fillimi i vizitorëve nga qytete të tjera, si Cyrihu apo ndonjë tjetër në rajon, kur ata vinin në ujërat e ngrohta termale të qytetit të vogël, në banjat shëruese me plot minerale nga malet përreth, më shumë se 300 vjet më parë? Ajo që bënin dhe sillnin këto familje atëherë, si ushqime, pije dhe artizanale, të gjitha nuk i sillnin në këmbë, sepse do të merrte shumë kohë, domethënë ai rrrugëtim bëhej me karroca, me qerre me kuaj, të mbuluara me tenda, si në një film të vjetër, tenda për të mbrojtur nga era dhe shiu njerëzit dhe mallrat; por gjithashtu dhe përmes lumit Limmat, me varka nga shumë duar në rrugën për në banjat termale të Baden-it, burimet e të cilave janë më të vjetrat dhe më të njohurat në Zvicër. Ato janë të vendosura në Baden dhe në Ennetbaden fqinj, në kantonin Aargau, në të dy anët e një laku të veçantë Limmat. Nga gjithsej 21 burime, 18 janë në Baden dhe tri në Ennetbaden. Uji ka një temperaturë mesatare prej 46,6 °C dhe është veçanërisht i pasur me kalcium dhe sulfate.

Termi “Badenfahrt” u krijua në Mesjetë, kur qyteti i Badenit ishte një destinacion popullor udhëtimi për personalitetet laike dhe fetare për shkak të burimeve të tij të nxehta termale dhe shpërqendrimeve të lidhura me to. Në veçanti, statusi i Badenit si vendi më i rëndësishëm i takimit për seancë federale kontribuoi në këtë. Pas Reformës, shumë qytetarë të Cyrihut shkuan në Baden, i cili kishte mbetur katolik, për t’ iu shmangur kodeve të rrepta morale zëingliane për një kohë. Në rrethet më të mira ishte shumë e zakonshme të shkoje në Baden për një kurë dhe të shikoje përreth ose të shfaqeshe në «tregun e martesës». Shkrimtarë të tillë, si David Hess, Niklaus Manuel dhe Thomas Murner, iu referuan Badenfahrt.

“Hekurudha spanjolle Brötli”, hekurudha e parë në tokën zvicerane, gjithashtu promovoi turizmin e banjës që nga viti 1847.

Festivali i parë folklorik i quajtur Badenfahrt u zhvillua në vitin 1923 dhe përkujtoi Kongresin e Paqes të vitit 1714, ku të dërguarit evropianë negociuan paqen e Badenit, e cila ndihmoi në përfundimin e Luftës së Trashëgimisë Spanjolle. Badenfahrt-i i parë “i madh” u krye më 1937. Festivali i vitit 1947 u shënua me njëqindvjetorin e Hekurudhave Zvicerane, me SBB që zgjodhi Badenin si vendndodhjen zyrtare të festivalit. Festivali i planifikuar për vitin 1957 u anulua për shkak të rehabilitimit të gjerë të trafikut.

Megjithatë, tradita vazhdoi përsëri në vitin 1967. Që nga viti 1972 dhe 1982, të ashtuquajturat udhëtime “të vogla”, janë bërë pesë vjet pas udhëtimit në Baden, megjithëse ky cikël shpesh devijohet nëse ka arsye të mira.

Badenfahrt 2023 u zhvillua me rastin e 100-vjetorit të Badenfahrt nga 18 deri më 27 gusht 2023, nën moton “Neo-“. Kjo duhet të bashkonte të kaluarën, të tashmen dhe të ardhmen. “Neo-” duhej të ndërtonte një urë midis traditës së Badenfahrt dhe festivaleve të së ardhmes”.

Pas Badenfahrt 2017, i cili vendosi një rekord vizitorësh, me rreth 1.2 milionë vizitorë, një tjetër Badenfahrt me shumë vapë për vitin 2023 u zhvillua këto ditë gushti për të festuar 100-vjetorin, ku mbylljen e festës nga dy ditët e fundit e shtruan si me trumbeta gjëmimesh qiellin dhe rrugët i shpëlau shiu i gushtit.

Festa mbaroi.

Julinda Daci