Opinione
Çfarë ndryshimesh do të ndodhin konkretisht me reformën AVS/AHV?
Shkruan: Lirim Begzati
Më 25 shtator 2022 populli zviceran votoi dhe e miratoi propozimin e reformës së quajtur AVS 21, e cila do të hyjë në fuqi më 1 janar 2024.
Sipas mbështetësve të kësaj reforme, ndryshimet e propozuara paraqesin një etapë të rëndësishme që çon në drejtim të rritjes së nivelit të rentës AVS dhe stabilizimit të financave të AVS (një vlerësim jo i bashkëndarë nga gjithsecili), me një objektiv të konkretizimit të saj definitiv në vitin 2030. Një rritje progresive e moshës së pensionimit për gratë Ndër ndryshimet kryesore që parashikohen sipas reformës në fjalë, mosha e pensionimit për gratë do të kalojë nga mosha 64-vjeçare në atë 65-vjeçare. Ky ndryshim nuk do të bëhet menjëherë, por do të aplikohet një rritje progresive e moshës. Si mund të ilustrohet dhe të sqarohet kjo konkretisht? Nga viti 2025: – për personat (gratë) që kanë lindur në vitin 1960, nuk do të ndryshojë asgjë, pasi që do të mund të vazhdojnë të realizojnë të drejtën e pensionimit në moshën 64-vjeçare, , – kurse për personat e lindur në vitin 1961 do të shtohen tre muaj për dalje në pension (domethënë 64 vjet + 3 muaj, apo dalje në pension në moshën 64-vjeçare e 3 muaj), – për personat të lindur më 1962, do të shtohen 6 muaj (64 vjet dhe 6 muaj), – për personat të lindur më 1963, do të shtohen 9 muaj (64 vjet dhe 9 muaj), – kurse për personat që kanë lindur më 1964 e tutje do të aplikohet mosha 65-vjeçare për pensionim, si për burrat, ashtu edhe për gratë.Kjo do të ndodhë pra, në vitin 2029.
E-Diaspora
-
Frankfurt: Agnesa Kolica, fituese e “Çmimit për Integrim” Ky çmim është një shembull i shkëlqyer për diasporën tonë...
-
Gjermani: Festohet 112-vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë
-
Një yll në ngritje: Fiona, sopranoja e verbër, me zë brilant
-
Londër: Shënohet 112-vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë
-
Pesë gjeodetë nga Kosova magjistrojnë në Vjenë
Jeta në Zvicër
-
Gjermania lëviz për ta bërë jetën më të lirë për blerësit nga Zvicra Ndërsa rregullat e reja zvicerane do t'i bëjnë blerjet ndërkufitare më pak fitimprurëse për njerëzit nga...
-
I kanë marrë priftit 300 mijë franga, me mashtrim: Dënohen dy kosovarë
-
Zvicër: Më shumë fuqi vjen nga dielli
-
Nesër, në Cyrih, protestë e heshtur kundër paraqitjes së Vuqiçit në Zvicër
-
Realizimi i pagës minimale të planifikuar në Cyrih ballafaqohet me pengesa